FarmVille, loja që fiksoi mijëra shqiptarë, do të mbyllet në fund të vitit

Publikuar tek: fcb-bomb, më 17:22 29-09-2020 FarmVille, loja që fiksoi mijëra shqiptarë, do të mbyllet në fund të vitit

FarmVille, loja dikur shumë e njohur e cila mbajti përpara ekranit miliona përdorues nga e gjithë bota, do të mbyllet në 31 dhjetor, njoftoi krijuesi i lojës Zynga në një njoftim në faqen zyrtare të lojës.

Megjithatë, kush është i apasionuar me FarmVille, mund ta shfrytëzoje deri në fund të vitit, edhe pse blerja e artikujve virtualë në lojë do të çaktivizohet nga 17 nëntori.

Ashtu si shumë lojëra që u krijuan në vitet 2000, FarmVille u ndërtua duke përdorur Adobe's Flash, i cili ishte programi më i kudogjendur i përdorur për të ndërtuar dhe shpërndarë përmbajtje multimedia në internet.

Facebook dhe Adobe do i ndërpresin marrëdhëniet në 31 dhjetor. Zynga tha se ka në plan që së shpejti të lëshojë një version të ri të lojës të quajtur FarmVille 3.

Në kulmin e popullaritetit të saj në 2012, FarmVille arriti 83 milionë përdorues aktivë mujorë.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01304292678833
array(1) { ["section"]=> string(83) "farmville-loja-qe-fiksoi-qindra-mijera-shqiptare-do-mbyllet-ne-fund-te-vitit-222134" }