Fasonistëve u plotësohen disa kërkesa, por jo të gjitha. Çfarë u arrit në takimin me Financat

Publikuar tek: ekonomi, më 09:44 12-04-2016 Fasonistëve u plotësohen disa kërkesa, por jo të gjitha. Çfarë u arrit në takimin me Financat Foto ilustruese

Fasonistët shqiptarë kanë arritur diçka pas ankesës zyrtare që i kanë dërguar kryeministrit Edi Rama lidhur me paketën fiskale, nxitjen e punësimit, apo edhe kontrollet doganore. 

Në takimin e zhvilluar dje, sipas një njoftimi për shtyp të vetë Dhomës Kombëtare të Prodhuesve të Veshjeve dhe Këpucëve, me drejtorin e Përgjithshëm të Politikave Fiskale dhe Analizave në Ministrinë e Financave, Sajmir Laçej, bordi i Dhomës arriti të marrë premtimin se oraret e zhdoganimeve të ndryshojnë, sidomos kur bëhet fjalë për daljen e mallrave nga Shqipëria.

Sipas njoftimit, Ministria e Financave nuk pati një opinion për kërkesën e tyre për të mos rritur pagën minimale, por tha se do të diskutojë me ministrinë e Mirëqenies Sociale. Sa I përket programeve të nxitjes së punësimit, biznesi i konsideroi abuzuese dhe të korruptuara. Sipas biznesit, propozimi për këto programe duhet të vijë nga vetë biznesi.

Dhe ja disa nga përfundimet që u arritën sipas Dhomës:

1. Ministria e Financave merr përsipër të zgjidhë në favor të biznesit problemin e orareve të eksportit në pikat e kalimit të kufirit. DPD po punon për një zgjidhje tjetër, për të cilën subjektet do të lajmërohen shumë shpejt.

2. TVSH për nënkontraktorët mbetet një çështje që duhet të adresohet në paketën e re fiskale, pasi kërkon ndryshimin e ligjit përkatës. Bordi kërkoi faturimin me TVSH zero për nënkontraktorët dhe u propozua një model i ri i faturës shoqëruese për nënkontraktorët, e cila ofron një kontroll më të lartë të transaksioneve mes kontraktorëve dhe nënkontraktorëve si dhe minimizon abuzimet që mund të vihen re në përfitimin e padrejtë të TVSH-së. U kërkua të faturohet me TVSH zero vetëm TVSH-ja e hakut të punës (dhe jo ajo e shërbimeve). Ministria mori përsipër zgjidhjen e shpejtë, ndërsa sipërmarrësve iu kërkua të formulojnë në mënyrë specifike ndryshimin që duhet t’i bëhet nenit përkatës të ligjit “Për TVSH”-në.

3. Lidhur me programin e nxitjes së punësimit, që është premtuar pas rritjes së tatim fitimit, u propozua dhe do të kërkohet që tatim fitimi i paguar tepër të “rimbursohet” për subjektet sipas rritjes së xhiros. Programi i sotëm i nxitjes së punësimit u vlerësua si abuziv dhe korruptiv. Propozimi duhet të vijë nga sipërmarrja.

4. Për rritjen eventuale të pagës minimale, Ministria e Financave nuk ka një opinion, por premtoi se do të bashkëpunojë me Ministrinë e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë.

5. Lidhur me çmimin e  rritur mbi 50 % të energjisë elektrike, u konkludua se duhet të kërkohet nga biznesi që energjia të faturohet sipas nivelit të tensionit, sipas vendimit të Bordit të Komisionerëve të ERE-s.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028722047805786
array(1) { ["section"]=> string(97) "fasonisteve-u-plotesohen-disa-kerkesa-por-jo-te-gjitha-cfare-u-arrit-ne-takimin-me-financat-37457" }