Fati i Ballist Morinës, kjo është lëvizja e Ilir Metës

Publikuar tek: aktualitet, më 13:33 06-09-2017 Fati i Ballist Morinës, kjo është lëvizja e Ilir Metës

Presidenti Ilir Meta ka thirrur në një takim në Presidencë ambasadoren kroate Sanja Burgas Juraga.

Takimi ka në qendër çështjen e Ismail Morinës, i njohur ndryshe si Ballisti, njeriu që ngriti dronin në stadiumin Partizan të Beogradit.

Meta është shprehur i shqetësuar për sigurinë e tij fizike si dhe për procesin gjyqësor ndaj tij.

“Jam i shqetësuar për fatin e tij të mëtejshëm dhe sigurinë fizike të tij”, mësohet t’i ketë thënë kreu i shtetit ambasadores kroate.

Takimi vjen në një moment kur pritet firma e ministrit kroat të drejtësisë që pritet të vulosë fatin e Ballistit.

Ismail Morina është arrestuar nga autoritetet kroate pas hedhjes së dronit në Beograd gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri në 2014.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.050045967102051
array(1) { ["section"]=> string(59) "fati-i-ballist-morines-kjo-eshte-levizja-e-ilir-metes-91351" }