Fati i METËS, Besnik MUSTAFAJ zbulon skenarin: Ja pse Rama mund t’i gjejë 96 vota për ta shkarkuar

Publikuar tek: politike, më 17:58 12-09-2019 Fati i METËS, Besnik MUSTAFAJ zbulon skenarin: Ja pse Rama mund t’i gjejë 96 vota për ta shkarkuar Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj në ''News 24''

Ish-ministri i Jashtëm dhe ish-deputeti i PD-së Besnik Mustafaj vlerësoi përballjen e presidentit Meta në Komisionin Hetimor për shkarkimin e tij.

I ftuar në ‘’News 24’’, Mustafaj dyshon se kryeministri Rama do të arrijë të sigurojë 96 votat e kërkuara në parlament për shkarkimin e Metës duke parë flirtin që opozita e re parlamentare po bën me mazhorancën.

‘’Nuk ka as përmirësim, as përkeqësim të dialogut. Vajtja në Komisionin Hetimor është pozitive. Nuk pati tensione, ishte dialog i qetë, as me sharje. Ishte një dialog konstruktiv. Konferenca e presidentit me Komisionin e Venecias linte të kuptohej se janë mirëkuptuar. Është e përsëritur deklarata që ai nuk pranon të largohet nga detyra për të marrë drejtimin e opozitës, gjë që e cila me pak fantazi të çon aty. Fati i presidentit Meta do të varet nga ky Komision Hetimor. Rama i ka bërë mirë llogaritë, nuk i ka 96 vota. Por, prania e opozitës së re në parlament, gadishmëria për të bashkëpunuar me kryeministrin, të lë të mendosh se Rama i ka numrat. Por, do të duhej të funksiononte Gjykata Kushtetuese’’, u shpreh në lidhje me fatin e presidentit Meta ish-zyrtari i PD-së Besnik Mustafaj në ‘’News 24’’.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074470043182373
array(1) { ["section"]=> string(103) "fati-i-metes-besnik-mustafaj-zbulon-skenarin-ja-pse-rama-mund-t-i-gjeje-96-vota-per-ta-shkarkuar-178228" }