Nga shorti i hedhur paraditen e sotme është përcaktuar grupi prej 5 anëtarësh të Kolegjit Zgjedhor, pjesë e trupit gjykues, që do të shqyrtojë padinë e opozitës, përfaqësuar nga Partia Agrare Ambientaliste për çregjistrimin e listës shumëmërore të kandidatëve për deputetë.
Pas verifikimeve nga përfaqësuesit e partive politike dhe KQZ-s, shorti zgjodhi gjyqtarët Tomorr Skreli, Ridvan Hado, Sotiraq Lubonja, Gjin Gjoni dhe Artur Malajn si anëtarë.
Gjin Gjoni do jetë relator i çështjes së Kolegjit Zgjedhor, i cili po ashtu u përzgjodh përmes shortit me gogla. Pas kërkesës së PAA-së, Kolegji Zgjedhor mbidhet më 18 maj në orën 12:30, ku do vendoset përfundimisht dhe fati i zgjedhjeve. /Newsbomb.al/
LEXO EDHE: Padia e PD për 18 qershorin, KQZ i “djeg” skenarin opozitës me këtë argument ligjor