Fati politik i Ramës, si i Fan Nolit

Publikuar tek: fcb-bomb, më 18:58 04-05-2017 Fati politik i Ramës, si i Fan Nolit

Nga Erald Kapri

Në mbi 100 vite shtetit, Shqipëria ka njohur shumë pak traditën parlamentare. Vitet 20-24 dhe pas 1991, janë dy periudhat e vetme në të cilat vendi ka pasur jetë reale parlamentare.

Insistimi i kryeministrit aktual për të pasur zgjedhje pa opozitën, në fakt përbën një precedent të pandodhur por të ngjashëm me 6 muaj në pushtet të Fan Nolit. Sot, Nolin e mbajmë mend si mendimtarin e rrallë por kurrë si burrin e shtetit.

Pasi mori postin e kryeministrit me letër me vrimë, Fan Noli filloi të përqendrojë pushtetin të gjithë në duart e veta. Parlamentin e dalë në dhjetor të 1923 nuk e mblodhi kurrë. Ndërkaq, në korrik regjenti i vetëm Sotor Peçi mori leje shëndetësore për pak kohë dhe Noli mori edhe kompetencat e Regjencës. Shteti ndodhej në një situatë absurde sepse praktikisht vendi qeverisej me dekrete formale të dala nga zyra e Nolit. Parlamenti nuk mblidhej sepse mbledhja e tij nuk kishte kuptim ( aq sa Noli nuk e mblodhi Parlamentin qoftë formalisht për zgjedhjen e qeverisë). Po ashtu, regjenti i vetëm nuk pranonte të firmoste asnjë dekret pa kaluar në Kuvend, por kjo nuk e pengonte Nolin të firmoste akte e të bënte sikur qeveriste.

Nese Rama hyn në zgjedhje pa opozitën, praktikisht ai do jetë në të njëjtën pozitë si Fan Noli. Një parlament formal (që fundja s’ka nevojë ta mbledhë), një President pa kompetenca dhe një qeveri që do mundohet të qeverisë me vendime krejt formale.

Fan Noli nuk e zgjati dot më shumë se 6 muaj. Edhe pse ai besonte se me pushtetin absolut do e kthente situatën në favor të tij, në fund u largua si shtetari për t’u harruar. Pas rilindasit Noli, erdhi një republikë e re.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018409967422485
array(1) { ["section"]=> string(41) "fati-politik-i-rames-si-i-fan-nolit-77489" }