Fatma Haxhialiu sulmon sërish Imamin: Gra duhet të jemi ashtu siç ne duam, jo për ti bërë qejfin burrit

Publikuar tek: fcb-bomb, më 13:01 28-09-2017 Fatma Haxhialiu sulmon sërish Imamin: Gra duhet të jemi ashtu siç ne duam, jo për ti bërë qejfin burrit

Gazetarja e njohur Fatma Haxhialiu ka reaguar ashpër në lidhje me raportet e meshkujve dhe femrave në Shqipëri. Përmes një postimi në Facebook gazetarja shprehet se femrat në fllim duhet të mësojnë të duan veten pastaj të jenë “perfekte” për burrat. “Në qoftëse shkollohemi, zbukurohemi, shëndoshemi, dobësohemi, këtë e bëjmë në fillim për veten tonë dhe jo për burrat e kësaj shoqërie”, është shprehur Fatma, duke “thumbuar”, kështu meshkujt. Gazetarja sqaron se një postim i tilllë është bërë për të mbështetur mesazhin qaë shpërndau më herët nëpërmjet një video, të Imam Elvis Naçit. Ky i fundit u shpreh se faji kryesor që meshkujt tradhëtojnë janë vetë femrat që shëndoshen.

Postimi i Plotë

Duke u nisur dhe nga video qe postova dhe nga mentaliteti i frikshem maskilist me te cilin hasemi cdo dite, perfitoj nga rasti ta bertas edhe njehere me te madhe;
Gra dhe vajza te dashura duhet ta fiksojme mire ne koken tone qe me pas t'ua mesojme dhe burrave te kesaj shoqerie. Ne i perkasim vetes tone dhe askujt tjeter.
Nqs zbukurohemi, shkollohemi, shendoshemi, dobesohemi, kete e bejme per veten tone dhe jo per burrat e kesaj shoqerie. Ne gjerat i bejme per kenaqesine tone dhe jo sepse kemi apo duhet te ndjehemi te detyruar karshi burrit apo partnerit. 
Thene kjo, ata qe jane krah nesh duhet te na duan dhe te respektojne cdo zgjedhje qe neve na ben te lumtur ashtu sikurse ne respektojme zgjedhjet e tyre. 
Ne duhet te jemi ashtu sic duam te jemi dhe jo per ti pelqyer e bere qejfin burrit. Rritemi si prone, si gje e tjetrit dhe e shikojme veten tone vetem te projektuar ne deshirat e atij qe kemi ne krah. Madje kur dicka nuk shkon si duhet fajesojme veten, nuk me do se nuk jam e bukur sa duhet, nuk di sa duhet, nuk kam karrieren e duhur, nuk kam trupin e duhur, fytyren, floket, gjoksin, vithet... nuk i mjaftova ndaj me la, ndaj me tradheton, ndaj nuk me do.
Sigurisht qe, e rrethuar nga gra te ketij mentaliteti do degjosh shpesh, epo burrat keshtu e kane...Epo nqs e kane keshtu rruga mbare ju qofte, nuk eshte faji i kileve tona, as i vitheve, profesionit apo cfaredolloj gjeje qe kemi zgjedhur per veten, per ta bere veten te LUMTUR! 
Nuk dua fare te gjej fajtore, zgjedhja eshte e thjesht fare, o me do per kete qe jam, keshtu si jam, ose nuk me duhesh fare. 
E nqs jane aq burrecer sa te mos ndjekin dot sfidat e cdo dite me gruan qe kane ne krah dhe per burracakerine e tyre e kthejne prape gishtin nga ty, atehere tregojini doren dhe pershendeteni, i qofte rruga e mbare.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019811868667603
array(1) { ["section"]=> string(107) "fatma-haxhialiu-sulmon-serish-imamin-gra-duhet-te-jemi-ashtu-sic-ne-duam-jo-per-ti-bere-qejfin-burrit-93997" }