Fatmir Limaj: Platforma e dialogut me Serbinë do të dorëzohet nesër në Parlament

Publikuar tek: rajon, më 19:35 12-02-2019 Fatmir Limaj: Platforma e dialogut me Serbinë do të dorëzohet nesër në Parlament

Bashkëkryesuesi i Ekipit negociator dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka bërë të ditur se platforma e dialogut me Serbinë tashmë është në finalizim e sipër.

Pas takimit të Ekipit negociator, Limaj ka thënë se kjo platform nesër do t’iu dorëzohet liderëve të shtetit, për të dhënë komentet e tyre.

Ai ka bërë të ditur se platforma pastaj pasnesër do të shkojë në Parlamentin e Kosovës.

‘Kemi punuar disa orë, në detaje. Dhe nga puna e sotit, kemi ardhur në përfundim që nesër do t’ia dërgojmë krerëve të shtetit, kryeministrit, kryeparlamentarit dhe presidentit, nëse kanë ndonjë koment rreth tekstit. Dhe pasnesër delegacioni i Kosovës do ta miratojë platformën dhe do ta dërgojë në Kuvend. Këto janë rezultatet që kemi marrë sonte’, ka thënë Limaj në konferencëën për shtyp përpara gazetarëve.

Zëvendëskryeministri i Kosovës tha se Kuvendi do ta japi përgjigjen finale për këtë platformë.

Limaj bëri të ditur se e njëjta do t’iu dorëzohet edhe dy partive opozitare, duke aluduar për LDK-në dhe VV-në.

Në Kuvend do të merret vendimi final. Në fund delegacioni shqyrton vërejtjet nga krerët e shtetit, pastaj e voton draft platformën dhe nga ai moment dërgohet në Parlament. Ne do t’ia dërgojmë edhe dy partive opozitare parlamentare draft-platformën finale’, ka deklaruar kreu i Ekipit Negociator me Serbinë, Fatmir Limaj. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.04525089263916
array(1) { ["section"]=> string(86) "fatmir-limaj-platforma-e-dialogut-me-serbine-do-te-dorezohet-neser-ne-parlament-152534" }