Fatmir Limaj: Platforma për dialogun me Serbinë do të dërgohet në Parlament

Publikuar tek: rajon, më 19:48 11-02-2019 Fatmir Limaj: Platforma për dialogun me Serbinë do të dërgohet në Parlament Zevendeskryeministri i Kosoves dhe bashkekryesues i Ekipit Negociator me Serbine, Fatmir Limaj

Bashkëkryesuesi i Ekipit për dialog me Serbinë së bashku me Shpend Ahmetin, si dhe zëvendëskryeministri i Kosovës Fatmir Limaj, është shprehur se deri në fundin e javës, platforma për dialog do të jetë gati për në Kuvendin e Kosovës.

Pas takimit me ekipin negociator, Limaj ka thënë se platforma e dialogut është një dokument shumë i rëndësishëm.

Sipas tij, ditëve në vijim do të finalizohet puna e ekipit.

Deri në fund të javës, platforma për dialogun do t’i dorëzohet Parlamentit. Ajo që ne po përpiqemi  bëjmë është që  të kryejmë sa më mirë punën tonë. Nesër janë edhe disa detaje që duhet t’i punojmë’, ka thënë Limaj.

Zëvendëskryeministri Limaj deklaroi se çdo fjalë që shkruhet në këtë platformë, ka një rëndësi të madhe.

Jemi duke punuar me një dokument shumë të rëndësishëm, dhe duhet të jemi të përgjegjshëm për çdo fjalë’, deklaroi  Limaj në konferencën për shtyp përballë gazetarëve.

Ekipi negociator për procesin e dialogimit me Serbinë, është takuar gjatë ditës së sotme edhe me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0051698684692383
array(1) { ["section"]=> string(81) "fatmir-limaj-platforma-per-dialogun-me-serbine-do-te-dergohet-ne-parlament-152412" }