Fatmir Limaj thirrje politikanëve në Tiranë: Mos ndërhyni në punët e brendshme të Kosovës

Publikuar tek: aktualitet, më 07:14 16-05-2019 Fatmir Limaj thirrje politikanëve në Tiranë: Mos ndërhyni në punët e brendshme të Kosovës Limaj-Rama

Zëvendëskryeministri kosovar Fatmir Limaj kështë shprehur se Kosova dhe Shqipëria duhet të ruajnë marrëdhënien e mirë miqësore, mirëpo pa ndërhyrë në politikat e brendshme.

“Kosova dhe Shqipëria kanë pasur një traditë ku është mbajtur një distancë në ndërhyrje të politikave të brendshme. Kemi miq nga të gjitha grupet politike, nga pozita dhe opozita, gjithmonë ka qenë rregull që duhet të punohet me institucionet e vendit.

Ajo që unë kërkoj nga miqtë e mi në Tiranë është që ta ruajmë këtë distancë sepse as nuk i ndihmojnë miqtë në Tiranë dhe as ata nuk mund të na ndihmojnë nëse ndërhyjmë në politikat e brendshme”, është shprehur ai.

I ftuar në 'Zona B' të Klan Kosova Limaj ka bërë apel që të ruhet kjo traditë.

“Roli ndihmues i Tiranës është i padiskutueshëm. Këshillat, bashkëbisedimet dhe ndihma nuk duhet të ndalet – po të ndodhte ndryshe do të isha i shqetësuar. Edhe ne këtu në raport me Tiranë duhet të jemi të kujdesshëm në respektimin e miqësive tona. Apeli im është ta ruajmë traditën e mirë dhe miqësinë tonë  si dhe t’i kthehemi temës kryesore bashkëpunimit tonë Kosovë-Shqipëri që ka qindra tema që nuk janë bërë”, ka thënë Limaj.

Kujtojmë se ky apel i Limajt vjen në një kohë kur marrëdhëniet mes kryeministrit Edi Rama dhe Ramush Haradinjat janë tensionuar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.016684055328369
array(1) { ["section"]=> string(95) "fatmir-limaj-thirrje-politikaneve-ne-tirane-mos-nderhyni-ne-punet-e-brendshme-te-kosoves-164498" }