Fatmir Mediu e thotë troç: Djegia e mandateve vendim jo i drejtë, pati debate të brendshme në PD, Berisha...

Publikuar tek: politike, më 07:40 14-09-2019 Fatmir Mediu e thotë troç: Djegia e mandateve vendim jo i drejtë, pati debate të brendshme në PD, Berisha...

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka folur pa dorashka në emisionin “Provokacija” për vendimet drastike të opozitës, duke filluar që nga djegia e mandateve.

Mediu tha se kur u mor vendimi për të djegur mandatet dhe bojkotimin e zgjedhjeve ka pasur debate të shumta në PD.

“Bojkoti i zgjedhjeve erdhi si pasojë e bojkotimit të parlamentit, por ka pasur debate të brendshme. Mendoj që beteja politike zhvillohet në zgjedhje. Kundërshtarin nuk e zgjedh dot nëse mendon që kundërshtari po shaktërron vendin, duhet të gjesh të gjithë mekanizmat për ta luftuar, si mediatike, publike, kombetarë e ndërkombëtare dhen fund të fundit zgjedhjet përcaktojnë kush është", tha kreu i PR, ndërsa e pranoi hapur se ky vendim nuk ka qenë i drejtë në fillim.

“Po e them troç, që nuk ka qenë i drejtë që në fillim, por kush është rezultati? Është ky Parlament që shohim sot. Seanca e turpshme e djeshme. Pse e lejuam ne këtë? Ne duhet të dinim ta mbanim vetëm me mazhorancën që të mos plotësoheshin vendet. 180 kanë refuzuar, por kishin një rrugë për të mos ardhur në këtë rrugë tragjikomedie.

Parlamenti ishte një institucion që opozita duhet ta shfrytëzonte në maksimum. Unë bëj debatin brenda opozitës por kur marrin vendim debati im mbaron aty. I kam sugjeruar Bashës që të bënim dekakratë me listë që të gjithë deputetët të firmosnin në listë djegien e mandateve që braktisnim përgjithmonë, por ne i lamë hapësirë Ramës që të vepronte në mënyrë të paligjshme por në këtë rast do ishte shkeje flagrante dhe mund të përdorej si moment negocimi”, vijoi me tej aleati i Bashës, ndërsa tregoi edhe qëndrimin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Ka pasur diskutime t’i djegim ose jo, por kur Basha deklaroi nuk ka pasur një qëndrim. Më pas iu bashkua LSI. Qëndrimi më i pjekur ishte i Berishës që tha se ndërkombëtarët nuk do e pranojnë këtë qëndrimin tonë. Do jetë e vështirë kjo mund të na çojë në sukses të menjëhershëm, ose në probleme shumë të mëdha. Dhe mendoj që këtu ka shumë për të analizuar”, theksoi ai.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031526803970337
array(1) { ["section"]=> string(109) "fatmir-mediu-e-thote-troc-djegia-e-mandateve-vendim-jo-i-drejte-pati-debate-te-brendshme-ne-pd-berisha-178378" }