Fatmir Mediu: Ende nuk kam marrë përgjigje nga PD, PR do të jetë pjesë e 2 koalicioneve, kandidatët e republikanëve edhe në listat e LSI-së

Publikuar tek: politike, më 18:28 13-01-2021 Fatmir Mediu: Ende nuk kam marrë përgjigje nga PD, PR do të jetë pjesë e 2 koalicioneve, kandidatët e republikanëve edhe në listat e LSI-së Fatmir Mediu

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu është shprehur në një intervistë se po pret ende një përgjigje zyrtare nga Partia Demokratike për mënyrën se si do të garojnë në zgjedhjet e 25 prillit.

Ai u shpreh se PR do të marrë pjesë në 2 koalicione, pasi në disa qarqe republikanët do të kenë kandidatë të përbashkët edhe me LSI-në.

“PR kërkon që të fitohen zgjedhjet me në krye PD-n, por kërkohet respekt reciprok. Është më mirë një kandidat që është i vlefshëm për të dyja partitë se një kandidat i imponuar.

Unë ofroj shqyrtimin e njerëzve që ofron PR dhe atyre që ofron PD. PR ofron në këtë koalicion votat e saj dhe burimet e saj njerëzore. Unë jam më i prirur që të kandidohet kandidati më i mirë, qoftë nga PD apo nga PR. Qëllimi i partisë Republikane është largimi i Edi Ramës.

Kujtojmë që në vitin 2005 bëmë një marrëveshje me Berishën, ku në listat e Republikanëve u futën edhe kandidatë të PD-së, dhe nga 12 deputetë që fitoi PR, 7 prej tyre ishin kandidatët demokratë.

Unë pres një përgjigje zyrtare nga PD se si i shikon marrëdhëniet me PR-në. Ende nuk kam marrë një përgjigje. Me Bashën sot diskutuam analizën politike në vend.

Me LSI-në mund të dalim në disa qarqe me kandidatë të përbashkët, ashtu siç mund të dalim edhe me PD-në. Ndërkohë në disa zona të dy koalicionet mund të dalin me kandidatë të përbashkët”, tha Mediu.


 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ditmir Bushati i bashkohet Vetëvendosjes në Kosovë? Reagon deputeti i PS-së: Kushdo që qëndron pas këtij mashtrimi, i uroj suksese në jetë
Partitë dakordësohen në KQZ që “SMARTMATIC” të bëjë identifikimin elektronik të votuesve, nuk ka konsensus për numërimin elektronik »
Article Logic
Execution time: 0.012492895126343
array(1) { ["section"]=> string(143) "fatmir-mediu-ende-nuk-kam-marre-pergjigje-nga-pd-pr-do-te-jete-pjese-e-2-koalicioneve-kandidatet-e-republikaneve-edhe-ne-listat-e-lsi-se-234860" }