Fatmir Mediu i jep fund dyshimeve: Marëveshja me Bashën do bëhet, nuk është hera e parë që e lëmë për në minutën e fundit

Publikuar tek: politike, më 22:11 22-02-2021 Fatmir Mediu i jep fund dyshimeve: Marëveshja me Bashën do bëhet, nuk është hera e parë që e lëmë për në minutën e fundit Fatmir Mediu

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka deklaruar se do të ketë një marrëveshje me Lulzim Bashën, pasi negociatat mes të dyve po vijojnë.

“Po, do të bëhet marrëveshja, sikur është hera e parë që e bëjmë këtë punë në minutën e fundit” tha Mediu, teksa ishte i ftuar në studion e emisionit “Log”

I pyetur nëse kjo është një marrëveshje “me të hedhur”, Mediu u shpreh se asgjë nuk e pengon atë të dal më vete, duke thënë se asnjë nga palët nuk ka se çfarë i “hedh” tjetrës.

“Nuk kanë çfarë të hedhin, se ja hedh vetes së vet, se nuk më pengon mua asgjë të dal në vete në zgjedhje, nëse ja hedh, çfarë po fiton, nëse ia hedh për të humbur do të thotë se është i marrë nga mendja e kokës, duhet izoluar. Njeriu nuk mund ta hedh për të humbur. Kur mendon gabim do të thotë se nuk është mirë nga mendtë e kokës. Ne kemi 140 kandidatë gati. Të gjitha partitë së bashku me LSI-në kanë një vlerë 130 mijë vota, të shpërndara në qarqe, diktojnë mandatin e deputetëve” tha ai.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vangjel Dule i shpall “luftë” Partisë Socialiste: Kandidimi im varet në varësi të lëvizjeve të PS, do jem aty ku vota ime maksimalizohet në funksion të koalicionit
Gjylameti: Ekipi kundërshtar duket nga drejtuesi që ka. PS s’ka qenë ndonjëherë e lidhur me elementë kriminalë »
Article Logic
Execution time: 0.011915922164917
array(1) { ["section"]=> string(126) "fatmir-mediu-i-jep-fund-dyshimeve-mareveshja-me-bashen-do-behet-nuk-eshte-hera-e-pare-qe-e-leme-per-ne-minuten-e-fundit-239840" }