Fatmir Mediu tregon arsyen e protestës: Për t’i thënë Ramës boll...

Publikuar tek: politike, më 21:30 26-01-2018 Fatmir Mediu tregon arsyen e protestës: Për t’i thënë Ramës boll...

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka folur për protestën e Opozitës që mblidhet ditën e nesërme në ora 12:00.

Në një intervistë për televizionin “Abcnews”, Mediu ka folur për arsyet e protestës dhe pse duhet të ngrihen shqiptarët.

Kryerepublikani Mediu u shpreh se shqiptarët duhet të vijnë në protestë për t’i treguar kryeministrit Rama që ata nuk duan të largohen nga vendi tyre dhe se është ai që duhet të largohet.

“Protesta do të jetë pjesëmarrje masive e qytetarëve për ti thene Edi Ramës boll. Që ne nuk largohemi nga Shqipëria. Ne e duam këtë vend. Në qoftëse duhet të largohet, duhet të largohesh ti. Ne e duam këtë vend. Ti nuk po respekton të drejtat e qytetarëve. Nuk po respekton kushtetutën, nuk respekton institucionet, nuk po krijon asnjë politikë në interes të shqiptarëve dhe nëqoftëse një qeverisje nuk i krijon këto kushte nuk mund të jetë qeverisje e qytetarëve” u shpreh Mediu.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011734008789062
array(1) { ["section"]=> string(70) "fatmir-mediu-tregon-arsyen-e-protestes-per-t-i-thene-rames-boll-108064" }