Fatmir Xhafaj tregon motivacionin e shkarkimit të Haki Çakos

Publikuar tek: politike, më 22:18 19-01-2018 Fatmir Xhafaj tregon motivacionin e shkarkimit të Haki Çakos

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka deklaruar se një nga motivacionet e largimit të Haki Çakos nga posti i drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, është “nevoja për një ritëm të ri”.

“Unë nuk shkova për të zëvendësuar disa drejtorë me disa të tjerë, nëse nuk ka arsye bindëse për ta bërë një gjë të tillë, siç ndodhi me drejtuesit në rrethe. Me fillimin e mandatit natyrisht do duhet të kisha një analizë më të plotë. Jemi përpara faktit që duhet të zgjedhim një drejtor të ri. Ne kishim edhe nevojë për një ritëm të ri, ky është pa dyshim edhe një nga qëllimet, motivacioni që është bërë kjo lëvizje”, u shpreh Xhafaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010267019271851
array(1) { ["section"]=> string(67) "fatmir-xhafaj-tregon-motivacionin-e-shkarkimit-te-haki-cakos-107213" }