Fatos Klosi dhe Sabit Brokaj në listat e veteranëve të UÇK-së

Publikuar tek: aktualitet, më 16:07 21-04-2015 Fatos Klosi dhe Sabit Brokaj në listat e veteranëve të UÇK-së

Ish kreu i Shërbimit Informativ Shqiptar Fatos Klosi dhe ish ministri i Mbrojtjes nga viti 1997 deri në vitin 1999, Sabit Brokaj, rezultojnë në listat e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ata kanë statusin e veteranit dhe janë pjesë e Komandës së Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, në të njëjtën listë ku bën pjesë edhe ish kryemnistri i Kosovës Hashim Thaçi.

Fatos Klosi ka qenë në krye të SHIK-ut nga viti 1997 deri në vitin 2002. Ndërsa Brokaj ka drejtuar Ministrinë e Mbrojtjes nga viti 1997 deri në vitin 1999 kur përfundoi edhe lufta në Kosovë, me ndërhyrjen e NATO-s. Përfshirja e tyre në këtë listë u mundëson atyre edhe përfitimin financiar prej rreth 300 euro në muaj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arrestohet 18-vjeçari shqiptar, do sulmonte bashkë me 200 të tjerë Melburnin
Tiranë, aksident te rrethrotullimi i Saukut »
Article Logic
Execution time: 0.013235092163086
array(1) { ["section"]=> string(66) "fatos-klosi-dhe-sabit-brokaj-ne-listat-e-veteraneve-te-uck-se-9348" }