Fatos Kongoli në QSUT me kancer, kryhet ndërhyrja e dytë (Ja si është tani gjendja e shkrimtarit)

Publikuar tek: aktualitet, më 14:33 01-03-2018 Fatos Kongoli në QSUT me kancer, kryhet ndërhyrja e dytë (Ja si është tani gjendja e shkrimtarit)

Një lajm i mirë vjen nga QSUT.

Gjendja e shkrimtarit të madh Fatos Kongoli është stabilizuar pas ndërhyrjes së mjekëve.

Gazetari i News 24 mëson se Kongoli është diagnostifikuar me kancer, por fatmirësisht është në fazat e para, dhe situata paraqitet e pastër. Në trupin e tij nuk ka metastaza.

Mësohet se shkrimtari ka kryer dy operacione për stabilizim të gjendjes shëndetësore. Kongoli nuk ka kërkuar ndihmë, por ka shkuar vetë në spital dhe ka kërkuar që të kurohet.

Lajmin për gjendjen e tij e bënë të ditur miqtë, të cilët me të drejtë ishin të shqetësuar për shëndetin e shkrimtarit të madh Fatos Kongoli.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kush është ‘BABI", organizatori 21-vjeçar që drejtonte trafikun e drogës nga Saranda në Greqi
Kodet sekrete të KOKAINËS, kush është blerësi i fuqishëm me më shumë pako »
Article Logic
Execution time: 0.0099189281463623
array(1) { ["section"]=> string(101) "fatos-kongoli-ne-qsut-me-kancer-kryhet-nderhyrja-e-dyte-ja-si-eshte-tani-gjendja-e-shkrimtarit-111889" }