Fatos Lubonja e nis me rrep italian, Nënë Terezën dhe Marinzën (Video)

Publikuar tek: aktualitet, më 09:27 07-04-2015

Fatos Lubonja ka nisur dje emisionin e tij të parë ‘’Këndi i Lubonjës’’. Me kolonën zanore të këngës rrep të Caparezza “Non siete Stato voi’’,  nën tension dhe me emocione, Lubonja ka folur për Nënë Terezën dhe shpërthimet në Marinzë.

‘’Këndi I Lubonjës’’ do jetë i përditshëm në edicionin e lajmeve kryesore, ku sipas Lubonjës do të komentohen të vërtetat dhe ndryshimet që shfaqen për shkak të ngjarjeve të përditshme të aktualitetit shqiptar. Lubonja u shkëput nga televizioni Klan ku dilte shpeshherë në emisionin ''Opinion''.

“Shqipëria nuk besoj se duhet të bëhet metaforë e ishullit të Pashkëve, se si duhet shkatërruar nga kjo etje për të ngritur jo statujat po paratë, gratacielat, këto çimentot gjithandej”, thotë Lubonja në emission.

Në lidhje me rolin e shtetit në këto shpërthime, Lubonja thotë: ‘’Shteti është bërë bashkëfajtor me një kompani e cila po aplikon teknika siç thonë të papranueshme në vende të tjera të botës, teknika të nxjerrjes së naftës, pa marrë parasysh pasojat’’

Lidhur me koncensionet, Lubonja mendon se në Shqipëri nuk kanë qenë formë e zhvillimit të ekonomisë’’Koncensionet mendoj se janë një formë e zhvilllimit të ekonomisë, atëherë kur shteti ka më shumë përfitim se sa humbje, atëherë kur shteti nuk i ka mjetet e duhura…Në shumë raste rezulton e kundërta, koncensionet kanë qenë një mënyrë për të shitur tokën, vendin ose pasuritë tek të huajt ose tek pronarë të caktuar gjithnjë me korrupsion në mes’’,thekson Lubonja.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘’Gangsterja’’ shqiptare i bërtet shoferit italian ‘’Këtu komandoj unë’’
Kukës, dëmtohen 40 shtylla elektrike. Mblidhet Shtabi i Emergjencës Civile. »
Article Logic
Execution time: 0.012030124664307
array(1) { ["section"]=> string(72) "fatos-lubonja-e-nis-me-rrep-italian-nene-terezen-dhe-marinzen-video-8009" }