Analisti Fatos Lubonja nuk do të shfaqet më në emisionin “Opinion” dhe shkak për këtë është bërë një tjetër projekt që ai do të nis.
Bëhet fjalë për rubrikën e përditshme “Këndi i Lubonjës”, i cili që prej datës 6 prill do të transmetohet në Agon Channel pas edicioneve të lajmeve. I njohur për argumentat e tij kritik kryesisht ndaj politikës, por jo vetëm, Lubonja ka zgjedhur pikërisht këtë television për tu shfaqur çdo ditë me opinionet e tij.