Fatos Lubonja sulmon Jozefina Topallin: Ajo ose është delirante, ose e blerë nga Rama

Publikuar tek: politike, më 17:57 27-10-2020 Fatos Lubonja sulmon Jozefina Topallin: Ajo ose është delirante, ose e blerë nga Rama Topalli - Lubonja

Analisti Fatos Lubonja ka folur në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit dhe krijimin e partive të reja para fillimit të fushatës zgjedhore.

I pyetur në Neës 24 se kujt do t’i shërbejnë më shumë krijimi i partive të reja politike, Lubonja tha se kush krijon parti para zgjedhjeve, ose është delirant, ose është i blerë.

Ai sulmoi direct ish-kryetaren e Parlamentit, Jozefina Topallin, për të cilën tha se është delirante ose e blerë nga Rama.

“Kush krijon parti në prag të zgjedhjeve ose është delirant, ose është i blerë nga Rama. Nëse duan të krijojnë parti, duhet ta bëjnë pas zgjedhjeve, që të tregojnë se janë njerëz që kanë vërtet një qëllim”, tha Lubonja.

Pyetje: Mund të jetë Topalli delirante ose e blerë nga Rama?

Lubonja: Njëra nga të dyja patjetër. Ajo që mendoj unë është se këtu një pjesë e mirë e njerëzve kuptohet se kanë një emocion negativ ndaj Lulzim Bashës, që i ka nxjerrë jashtë. Po ti shohësh ata flasin më shumë kundër Bashës se kundër Ramës. Deri këtu është normale, por të krijosh parti është problem, sepse duhet ta kapërcesh emocionin dhe pastaj të krijosh parti. Ata duhet të kalojnë përtej inateve dhe interesave dhe të shohin kush është problemi kryesor në vend. Përvoja ka treguar se kush ka krijuar parti para zgjedhjeve o është blerë, o është delirant.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Presidenca i bën thirrje Ballës: Reflektoni dhe thellohuni deri të enjten, boll morët peng të ardhmen europiane të Shqipërisë
»
Article Logic
Execution time: 0.013195037841797
array(1) { ["section"]=> string(90) "fatos-lubonja-sulmon-jozefina-topallin-ajo-ose-eshte-delirante-ose-e-blere-nga-rama-225391" }