Fatos Lubonja sulmon Pëllumb Piperon: Deklaratat i ka gjithmonë sipas politikave të Ramës dhe jo sipas halleve të shqiptarëve

Publikuar tek: aktualitet, më 18:43 19-01-2021 Fatos Lubonja sulmon Pëllumb Piperon: Deklaratat i ka gjithmonë sipas politikave të Ramës dhe jo sipas halleve të shqiptarëve Fatos Lubonja

Analisti Fatos Lubonja ka akuzuar mjekun e njohur Pëllumb Pipero dhe Komitetin Teknik se deklaratat i japin sipas politikave të Ramës dhe jo sipas halleve të shqiptarëve.

Sipas tij, këta janë bashkëpunëtorë të gënjeshtërës dhe komplet të paaftë për gjëra të tjera, ndërsa shton se aftësia e tyre është vetëm për të gnëjyer e mashtruar.

“Dyshimet më të mëdha nuk janë NOVAX këtu, këtu janë ccfarë janë këto vaksina. Ccfarë po fus në trup, është ujë, apo të skaduara, apo janë shkrirë më parë, apo kanë ngelur të shkrira.

Një pulë kur shitet në këto supermarketet, ka datën e skadencës, kur është prodhuar, e shoh kur e blej. Si shkoj unë tek Pipero që më thotë mua vijnë të dielën, edhe ato vijnë të martën a ku di unë.Si kam besim unë tek ta, ccfarë është ky Komision, ky Komisioni që merret me COVID-19. Ccfarë njerëz janë këta? A u ka ngelur ndonjë fije dinjiteti? Shkon në linjë me të gjitha gjërat. Shkon në linjë pasi po rritet numri  i të infektuarve, po bien shtrimet në spital. Pse? Se njerëzit s’kanë besim tek këta. Se më shërbejnë. Se del ajo Tirja shkojnë e bëjnë tek Air Albania, tek stadiumi, tek Duka dhe i kërkonte dhe qira, i kërkonte. Keni parë ndonjë shtet që e bën në stadium. E pashë në Turqi, rrinin në dhoma, kishte dhomë vaksinimi dhe një dhomë shtesë për të ndejtur në të ngrohur. S’kanë vend të bëjnë. Këta janë komplet të paaftë, të aftë për të gënjyer e mashtruar.

PYETJA: Të gjithë, edhe Komiteti Teknik i Ekspertëve?

FATOS LUBONJA: Të gjithë janë, janë bashkëautorë. Dhe shteti duhet të hetojë nëse ka organe për ta hetuar këtë punë.

PYETJA: Duhet të mbajnë përgjegjësi edhe për deklaratat, qoftë z.Pipero që e përmendët?

FATOS LUBONJA: Sigurisht do japin deklarata, se e kemi parë Piperon gjithmonë konform me politikat e Ramës.Edhe kur thoshte për maskat, duhen maska, s’duhen maska. Sipas nevojës që kishte shteti, i bënte deklaratat Pipero, jo sipas halleve të shqiptarëve.
 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aleksandër Çipa: Rama kandidatët për deputetë do i mbajë në ankth deri në fund, Basha ka gabuar në...
Aksident në Milot-Thumanë, humb jetën 70-vjeçari »
Article Logic
Execution time: 0.0056190490722656
array(1) { ["section"]=> string(131) "fatos-lubonja-sulmon-pellumb-piperon-deklaratat-i-ka-gjithmone-sipas-politikave-te-rames-dhe-jo-sipas-halleve-te-shqiptareve-235623" }