Fatos Nano feston ditëlindjen, ish-lideri i majtë prej vitesh i shkëputur nga politika

Publikuar tek: fcb-bomb, më 19:40 16-09-2015 Fatos Nano feston ditëlindjen, ish-lideri i majtë prej vitesh i shkëputur nga politika

Ish-lideri i së majtës shqiptare, Fatos Nano feston sot 63 vjetorin e lindjes, jashtë vëmendjes së mediave dhe publikut.

Prej vitesh tashmë, Nano është shkëputur nga jeta politike aktive dhe shfaqjet e tij kanë qenë sporadike. Ish-kryeministri i Shqipërisë është cilësuar jo pak herë si një prej politikanëve më të moderuar të pas viteve 90.

Nanon e ka uruar në facebook edhe një nga personat më të afërt të tij gjatë kohës që drejtonte vendin, Ilir Kulla. Duke e konsideruar komandant, Kulla shprehet se Fatos nano është udhëheqësi me liberal dhe properëndimor që Shqipëria ka njohur ndonjëherë.

“Sot ka ditëlindjen njeriu , politikani , shtetari , familjari, akademiku dhe njeriu i thjeshtë Fatos Nano i cili gjithashtu është me fakte dhe jo me fjalë edhe udhëheqësi më liberal dhe properëndimor që Shqipëria ka njohur gjithashtu. Urime komandant”, shkruan Kulla në facebook.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028033971786499
array(1) { ["section"]=> string(91) "fatos-nano-feston-ditelindjen-ish-lideri-i-majte-prej-vitesh-i-shkeputur-nga-politika-20959" }