Ish-kryeministri Fatos Nano ka hedhur në gjyq Bashkinë e Tranës pas prishjes së kontratës së qerasë për restorant “Pulëbardha” dhe “Joy Travel”.
Bashkia ka urdhëruar lirimin e hapësirave publike të dy ambienteve në pronësi të bashkëshortes së Fatos Nanos, Xhoana Nano, ndërsa ky i fundit ka kundërshtuar urdhrin e Bashkisë për lirimin e hapësirave. Kontrata e lidhur me Ministrinë e Financave për 20 vjet është prishur me argumentin se ambientet e stadiumit “Selman Stermasi” nuk janë përdorur siç parashikohet në kontratë.
Prishja e kontratës me dy bizneset në brendësi të hapësirave të stadiumit “Selman Stermasi” i hapi rrugën punimeve për rikonstruksionin e tij.
{gallery}paduia{/gallery}