Fatos Nano në takim “zyrtar”, e përkthen e shoqja, Xhoana Nano (Video)

Publikuar tek: aktualitet, më 22:23 11-07-2015

Kryeministri Nano dhe bashkëshortja e tij Xhoana Nano kanë pasur një takim me kryetarin e bashkisë së Kefaloias Alexandroi Parisi. Por rezultoi që në atë takim nuk ka pasur përkthyes. Dhe të gjithë përkthimin nga greqishtja në shqip për Fatosin, e ka bërë bashkëshortja e tij. E cila në disa raste i ka rënë shkurt, pra që Nano e ka kuptuar ç’ka thënë zyrtari, në disa raste të tjera ka përkthyer më gjatë. Neësbomb.al po ju sjell videon e takimit, duke treguar se çfarë i ka thënë kryetari i bashkisë Fatos Nanos.

Zv.kryetari: Ne e besojmë se do kemi mundësi të bashkëpunojmë. Ndaj ju ftuam ju këtu, kjo është një vizitë simbolike që ju të ishit këtu.

Nano: Falemnderit shumë për fjalët tuaja.

Kryetari i Bashkisë: Jemi të gëzuar që të kemi këtu. Sepse për ne je një lider jo vetëm në Shqipëri, por edhe i Evropës. (nuk degjohet)…Dhe të diskutojmë për gjëra që janë të rëndësishme për ne. E para (nuk kuptohet),  e dyta sepse është orthodox

Nano (qesh)

Kryetari i Bashkisë: (Nuk degjohet përkthimi) …dhe është e rëndësishme për zhvillimet turistike, ekonomike, të vendit tonë. Ka shumë rëndësi edhe për zhvillimet ekonomike të vendit tonë. Dhe është treguar i vëmendshëm gjatë gjithë situatës. Ka shumë vlerë që personalitete të tilla që kanë një ndikim jo të vogël të qëndrojnë në krahun tonë në këtë moment të vështirë. (degjohet peshperime nga perkthimi). Le të jetë fillimi i një bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe më konkretisht në fushën e Turizmit. Duam tju bëjmë të ditur se ne kemi një komunitet të madh shqiptarësh të cilët për momentin kanë përqafuar realitetin dhe janë të përfshirë në fushën ekonomike (nuk kuptohet perkthimi i znj.Nano por flitet për emigratët)…Bashkia është afër tyre dhe do të bëjë më të mirën..Dhe së fundi (nuk dëgjohet)….

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbardhet vrasja e 32 vjeçarit nga Saranda, u qëllua me silenciator nga tre persona
Fotot e mjetit me eksploziv dalin nga ajri? Si ka mundësi kur nuk u afrua askush »
Article Logic
Execution time: 0.012930870056152
array(1) { ["section"]=> string(70) "fatos-nano-ne-takim-zyrtar-e-perkthen-e-shoqja-xhoana-nano-video-15954" }