Fatura e qëndrimit në Romë shkruan 1 NATË- 706 euro, ministrja pretendoi për qëndrimin dy netë në Itali (DOKUMENTI)

Publikuar tek: aktualitet, më 19:32 25-08-2019 Fatura e qëndrimit në Romë shkruan 1 NATË- 706 euro, ministrja pretendoi për qëndrimin dy netë në Itali (DOKUMENTI) Ministrja e Drejtesise, Etilda Gjonaj

Duket se deklarata e ministrisë së Drejtësisë sot, përpiluar nga ministrja Etilda Gjonaj ka shumë paqartësi, ç’ka pas bërjes publike të shpenzimeve të ministres, thellon më shumë skandalin e shpenzimeve për udhëtimin jashtë shtetit.

Ministrja pretendoi se ka qëndruar dy netë në Itali, në hotel ‘Ambasciatori Palace’ me një çmim të kripur prej 706 eurosh për një dhomë klasike përfshirë edhe mëngjesin dhe internetin.

Por ndërkohë, fatura e publikuar nga Faktoje.al tregon se ministrja ka qëndruar vetëm 1 natë në këtë hotel.

Ndërkohë prej tre ditësh në median e shkruar janë publikuar shumë fatura të qëndrimit në hotel të ministres së drejtësisë Gjonaj, nga Berlini, Roma, Parisi, Londra e Brukseli.

Të gjitha janë fatura të kripura çmimesh, pavarësisht se justifikimi i dikasterit të Gjonaj është se ato janë pjesë e prokurimit publik.

nata.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072910785675049
array(1) { ["section"]=> string(118) "fatura-e-qendrimit-ne-rome-shkruan-1-nate-706-euro-ministrja-pretendoi-per-qendrimin-dy-nete-ne-itali-dokumenti-176310" }