Favorizuan biznesmenin Mustafa Koka dhe i shkaktuan shetit 200 milion lekë dëm, arrestohet inxhinierja e ARRSH, ishte në kërkim (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:33 22-10-2020 Favorizuan biznesmenin Mustafa Koka dhe i shkaktuan shetit 200 milion lekë dëm, arrestohet inxhinierja e ARRSH, ishte në kërkim (EMRI) Karburanti i Mustafa Kokes

Inxhinierja e ARRSH Dhurata Lazaj është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi ishte shpallur në kërkim për dëmin 200 milion lek që i shkaktoi shtetit, bashkë me zyrtarë të tjerë të këtij institucioni.

Inxhinierja 55 vjeçare e ARRSH në bashkëpunim me kolegët e saj, kanë favorizuar biznesmenin Mustafa Koka dhe kanë lejuar që ky i fundit të prishë barrierat anësore të rrugës Plepa-Kavajë, në mënyrë që makinat të ktheheshin për tu furnizuar me karburant, në stacionin e tij.

Lazaj akuzohet për “Shpërdorim detyre” dhe prej ditësh ishte në kërkim. Gjithashtu në kërkim është dhe vetë biznesmeni Mustafa Koka. Ndërkohë, dje janë arrestuar për të çështje inxhinieri Astrit Zenelaj dhe ndërtuesi Rezart Arkaxhiu. Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë detyrim paraqitje për zyrtarët e tjerë të ARRSH të përfshirë në këtë aferë, Kastriot Braha dhe Lek Tushaj, si dhe arrest shtëpie për Agron Hasën.

Gjithashtu, janë arrestuar nga Policia, Xhevat Vataksi, 62 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale "Dhënia ndihmë për ndërtim të paligjshëm" dhe Afërdita Basha, 48 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës".

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « I dehur tentoi të therrë babain dhe vëllain, arrestohet në Tiranë 36-vjeçari
Shkon në Kuvend pr/ligji për blerjen e vaksinës anti-Covid, ja sa do të paguajë Qeveria shqiptare dhe sa doza do marrë (Cila është KOMPANIA) »
Article Logic
Execution time: 0.010806083679199
array(1) { ["section"]=> string(137) "favorizuan-biznesmenin-mustafa-koka-dhe-i-shkaktuan-shetit-200-milion-leke-dem-arrestohet-inxhinierja-e-arrsh-ishte-ne-kerkim-emri-224700" }