FBI hakoi telefonin e terroristit por tani nuk i tregon Apple se si ia arriti

Publikuar tek: bota, më 19:54 26-04-2016 FBI hakoi telefonin e terroristit por tani nuk i tregon Apple se si ia arriti

Byroja Federale e Investigimit ka planifikuar t’i tregojë shumë pak Shtëpisë së Bardhë rreth mënyrës se si arriti të thyente sigurinë e smartfonit iPhone, të përdorur nga autori i masakrës së San Bernardinos.

Por vendimi i FBI për të mos i treguar Apple se si ia arriti të hakojë telefonin nëpërmjet një programi sekret, pritet ta lerë gjigandin e teknologjisë në errësirë rreth dobësisë për t’u futur në produktet e saj. Mesa duket Apple nuk do të jetë në gjendje ta rregullojë defektin në program që i ka lejuar FBI-së të zhbllokojë telefonin duke nxjerrë prej tij të dhënat e përdoruesit.

FBI pagoi plot 1.3 milion dollarë për programin që i mundësoi të hakojë smartfonin.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0075709819793701
array(1) { ["section"]=> string(83) "fbi-hakoi-telefonin-e-terroristit-por-tani-nuk-i-tregon-apple-se-si-ia-arriti-38768" }