FBI jep alarmin: Kujdes nga mashtruesit që përfitojnë nga pandemia e Covid-19

Publikuar tek: bota, më 20:49 05-07-2020 FBI jep alarmin: Kujdes nga mashtruesit që përfitojnë nga pandemia e Covid-19

Byroja Federale e Hetimeve në Shtetet e Bashkuara i bën thirrje amerikanëve të tregojnë kujdes nga mashtruesit që përfitojnë nga situata e krijuar për shkak të pandemisë së koronavirusit.

FBI amerikane thotë se mastruesit po tregtojnë në internet teste anti-trupash, por qëllimi i vërtetë i tyre është mbledhja e të dhënave personale të personave për t’i përdorur më pas në skema të tjera mashtruese.

“Mashtruesit po bëjnë marketing me teste anti-trupash false për Covid-19, dhe mund të kërkojnë të marrin informacione personale shëndetësore për skemat e vjedhjeve. FBI rekomandon t’i drejtoheni faqes së FDA për kompanitë e certifikuara të testimit dhe ndani informacionin shëndetësor vetëm me profesionistë të besuar mjekësorë,” njofton FBI.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0094621181488037
array(1) { ["section"]=> string(83) "fbi-jep-alarmin-kujdes-nga-mashtruesit-qe-perfitojne-nga-pandemia-e-covid-19-212932" }