FBI ka paguar 1.3 milionë dollarë te një kompani hacker-uesish për zhbllokimin e iphone5 të terroristit

Publikuar tek: bota, më 09:53 22-04-2016 FBI ka paguar 1.3 milionë dollarë te një kompani hacker-uesish për zhbllokimin e iphone5 të terroristit Drejtori i FBI, James B.Comey

Drejtori i FBI pranoi dje në Forumin Aspen në Londër se agjencia që ai kryeson ka shpenzuar për një grup hacker-ash plot 1.3 milionë dollarë për të çkoduar celularin iphone të Syed Rizwan Farook, atentatorin e sulmeve në San Bernardino në 2 dhjetorin e vitit të kaluar ku mbetën të vdekur 14 persona dhe 23 të tjerë të plagusur.

Deklarata e James B.Comey shkaktoi reagim në sallën e forumit. Cështja mes Apple dhe FBI shkoi edhe në gjykatë pas kërkesës së FBI që Apple të zhbllokonte vetë iphone. Por kompania refuzoi nën argumentin se kjo do të hapte një precendent të rrezikshëm.

Iphone5 i terroristit që sipas FBI do të çonte në zbardhjen e mesazheve dhe më shumë të dhëna për rrjetin terrorist, është hapur. Në fund të marsit, Fbi kishte lajmëruar se kishte arritur të hynte në celular pa ndihmën e Apple dhe brenda tij ishin gjetur informacione shumë të rëndësishme për hetimin. Fbi nuk kishte dhënë asnjë informacion tjetër, deri ditën e djeshme ku u pranua shifra me shumë zero e dollarëve të paguara për këtë qëllim. Se kush kanë qenë hakeruesit që kanë zhbllokuar aparatin Comey nuk ka pranuar ta thotë. Media ka folur për një kompani izraelite hakerash, por lajmi gjithmonë është përgënjeshtruar nga agjencia. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ky turist po shkrin gazit rrjetin pasi kërkoi ndihmën e përdoruesve të Photoshop, zbuloni pse
Nën lëkurën e një emigranti: Ministri norvegjez zhytet në ujërat e Lesbos (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.011887073516846
array(1) { ["section"]=> string(109) "fbi-ka-paguar-1-3-milione-dollare-te-nje-kompani-hacker-uesish-per-zhbllokimin-e-iphone5-te-terroristit-38343" }