Drejtori i FBI-së, James B. Comey ka thënë këtë të martë se Byroja Federale e Investigimit rekomandon që të mos ngrihet asnjë padi kundër Hillary Clinton, për përdorimin e e-maileve shtetërore nga një server privat.
Comey tha se nuk ka padi të arsyeshme që do të ngre një rast kundër Clinton për trajtimin e informacioneve të klasifikuara në një server privat kur ishte Sekretare e Shtetit. Por ai shtoi se Clinton dhe stafi i saj kanë qenë shumë të pakujdesshëm në përdorimin e postës së tyre elektronike.