FBI publikon dosjen e hetimit për email-et e Hillary Clinton

Publikuar tek: bota, më 07:56 03-09-2016 FBI publikon dosjen e hetimit për email-et e Hillary Clinton

FBI ka bërë publike dosjen hetimore për kandidaten demokrate për Presidencën e SHBA Hillary Clinton në lidhje me çështjen e email-eve.

Gjatë marrjes në pyetje në muajin korrik të këtij viti, Clinton i tha FBI-së se kishte përdorur një server personal për email-et kur ishte Sekretare e Shtetit “për lehtësi” gjatë punës.

Pas verifikimeve, FBI mbylli hetimet ndaj kandidates demokrate.

Në materialin e publikuar sot nga FBI, paraqitet marrja në pyetje e Hillary Clinton si dhe një përmbledhje e hetimit për këtë çështje.

Neë York Times shkruan se dokumentet ofrojnë informacion të detajuar të rolit të Clinton gjatë hetimit 1-vjeçar të FBI-së, nëse ajo apo ndihmësit e saj kanë shkelur ligjin duke përdorur një server privat për të dërguar email-e në lidhje me punët shtetërore duke përfshirë edhe çështjet e klasifikuara.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shkarkohet me urgjencë nga puna ministri, kapet duke u puthur me dy gra
SHBA-Kinë, ratifikohet marrëveshja për klimën »
Article Logic
Execution time: 0.010653018951416
array(1) { ["section"]=> string(66) "fbi-publikon-dosjen-e-hetimit-per-email-et-e-hillary-clinton-51742" }