FBI realizon qëllimin, hap iPhone-n e terroristit pavarësisht kundërshtimit të “Apple”

Publikuar tek: bota, më 17:41 29-03-2016 FBI realizon qëllimin, hap iPhone-n e terroristit pavarësisht kundërshtimit të “Apple”

Departamenti amerikan i Drejtësisë, tha të hënën se ka siguruar qasjen ne Iphonin e sulmuesit në masakrën e San Bernardinos në Kaliforni, vitin e kaluar dhe nuk ka më nevojë për ndihmën e kompanisë Apple për të çaktivizuar fjalëkalimin e telefonit.

Avokatët e qeverisë siguruan muajin e kaluar një urdhër gjykate që i kërkonte kompanisë Apple të ndihmojë qasjen në telefon, si pjesë e hetimeve për sulmin që la pas vetes 14 të vrarë. Mirëpo, tani me të dhënat e siguruara, qeveria i kërkoi gjykatëses, Sheri Pym, të anulojë urdhrin e muajit shkurt, shkruan Voa.

Apple kishte kundërshtuar urdhrin për të përgatitur një program kompjuterik që do të çaktivizonte fjalëkalimin dhe do të mundësonte qasjen në një iphone të përdorur nga njëri prej sulmuesve, Sayed Rizwan Farook.

Një seancë dëgjimore e caktuar për javën e kaluar, u shty pas kërkesës së qeverisë e cila tha se ka nevojë për kohë për të provuar një metodë të re që nuk do të kishte nevojë për ndihmën e kompanisë Apple. Departamenti i Drejtësisë, nuk e ka identifikuar palën që ka ndihmuar qasjen në të dhenatt dhe as metodën e përdorur.

Mundësia e forcave të rendit për të hapur një Iphone nëpërmjet metodave alternative hap pikëpyetje të reja ligjore, Avokatët e kompanisë Apple, thanë se kompania dëshiron të dijë metodën e përdorur për të hapur telefonin.

Por, tërheqja e procesit nga gjykata i heq mundësinë kompanisë Apple që të kërkojë në rrugë ligjore hollësitë e metodës së përdorur nga Agjencia Qendrore e hetimeve, FBI.

Kjo pritet të ngre pikëpyetje edhe në mesin e klientëve të industrisë Apple për forcën e kompanisë që të sigurojë telefonat.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Putin: Kemi bërë 14 miliard dollarë vetëm nga eksporti i armëve
Zvicerianët në protestë, kundërshtojnë dëbimin e shqiptarit, u ka hyrë në zemër me pulat e pjekura »
Article Logic
Execution time: 0.012521028518677
array(1) { ["section"]=> string(89) "fbi-realizon-qellimin-hap-iphone-n-e-terroristit-pavaresisht-kundershtimit-te-apple-36329" }