Federata e Shoqatave Shqiptare në Greqi letër të hapur Bushatit: Jemi 550 mijë shqiptarë që s’dimë ç’na pret nesër

Publikuar tek: aktualitet, më 21:16 04-07-2015 Federata e Shoqatave Shqiptare në Greqi letër të hapur Bushatit: Jemi 550 mijë shqiptarë që s’dimë ç’na pret nesër

Federata e Shoqatave Shqiptare në Greqi shkruan një letër të hapur drejtuar ministrit të Jashtëm Bushati lidhur me krizën greke. Federata i thotë ministrit Bushati se po zhgënjen dhe i tërheq vëmendjen që përpara se të bëjë deklarata për mediat e huaja të interesohet për shqiptarët e papunë në Greqi.

“Më falë zoti ministër nëse ju shqetësoj. Jemi më shumë se 550.000 shqiptarë në Greqi dhe nuk dimë se çdo të ndodh të nesërmen. Programet e riatdhesimit mbeten në sirtarët e ministrive pasi juve ju shqetëson më shumë rënia e remitancave dhe tronditja e sistemit bankar.
Më fal zoti ministër, por meqënse ju shqetëson kaq shumë kthimi i emigrantëve, kujdesuni që kreditë gjigande të marrë në emër të shqiptarëve, Ju dhe kolegët tuaj t'i ktheni në vende pune.
Pastaj emigrantët le të zgjedhin vetë se ku do ta vazhdojmë jetën e tyre.
Ne s'ju kemi patur në krahë këtu e 25 vjet, por ne gjithmonë kemi qenë pranë jush”, thuhet ndër të tjera për ministrin.

Reagimi i plotë i Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi:

Shkuan 5 vjet që Greqia vuan krizën më të madhe ekonomiko-sociale që pas luftës së dytë botërore.
Padyshim që kategoria e parë e shoqërisë që u prek, ishte ajo e emigrantëve si më e dobëta dhe më e pambrojtura. Kështu më shumë se 180.000 bashkëatdhetarë të mi, u riatdhesuan... më saktë u kthyen në Mëmëdhe!
Kjo solli tronditjet e para dhe të fuqishme të ekonomisë "model" shqiptare që nga ritmi i zhvillimit dhe për nga rezistenca ia kalonte dhe ekokomisë gjermane, siç kishte deklaruar kryeministri i atëhershëm Sali Berisha. Por ja që këta njerëz nuk e gjetën të shtruar.
Sot Greqia ndodhet në buzë të greminës. Pas pak orësh zhvillohet referendumi i Jo-s apo i Po-së. Bashkëatdhetarët e mi i kanë rikthyer përsëri sytë nga atdheu. Janë në udhëkryq. Janë të vetëm. Jeni Ju përsëri që po na zhgënjeni. Po zoti ministër. Po na zhgënjeni edhe një herë pas 23 Qershorit 2013, atëherë premtuat Rilindje totale me hapjen e Ministrisë së Emigracionit, mjaftonte që emigrantët të ktheheshin për të votuar. Tashmë ju referuat remitancave të ëmigrantëve si një mbështetje e madhe për ekonominë shqiptare, por harruat se pas tyre ndodhen njerëz që punojnë mes sakrificash për të mbledhur kursimet e tyre. Kërkoj falje zoti ministër, që papunësia nuk na lejon t'u dërgojmë para të afërmve tanë. Por para se të bëni deklarata në media të huaja, mirë do të ishte të interesoheshit për këta njerëz, sot të papunë.
Ju kemi shkaktuar shqetësime edhe në të kaluarën, lidhur me toponimet. Por, edhe ato i zgjidhët me xhepin tonë. Nuk u mjaftoi kjo, duhej t'ju shpërblenim duke e rritur me 30/% koston e pasaportave si dhe shumë shërbime të tjera konsullore. Më falë zoti ministër nëse ju shqetësoj. Jemi më shumë se 550.000 shqiptarë në Greqi dhe nuk dimë se çdo të ndodh të nesërmen. Programet e riatdhesimit mbeten në sirtarët e ministrive pasi juve ju shqetëson më shumë rënia e remitancave dhe tronditja e sistemit bankar.
Më fal zoti ministër, por meqënse ju shqetëson kaq shumë kthimi i emigrantëve, kujdesuni që kreditë gjigande të marrë në emër të shqiptarëve, Ju dhe kolegët tuaj t'i ktheni në vende pune.
Pastaj emigrantët le të zgjedhin vetë se ku do ta vazhdojmë jetën e tyre.
Ne s'ju kemi patur në krahë këtu e 25 vjet, por ne gjithmonë kemi qenë pranë jush.

Kryetari
Etmond Guri

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gjendet një person i vdekur në Laprakë, policia në vendngjarje
Vlorë/ Policia asgjeson 473 rrënjë kanabis »
Article Logic
Execution time: 0.014074087142944
array(1) { ["section"]=> string(119) "federata-e-shoqatave-shqiptare-ne-greqi-leter-te-hapur-bushatit-jemi-550-mije-shqiptare-qe-s-dime-c-na-pret-neser-15358" }