Federica Mogherini sfidon deputetet shqiptare dhe u jep një mesazh (FOTOT)

Publikuar tek: politike, më 12:08 04-03-2016 Federica Mogherini sfidon deputetet shqiptare dhe u jep një mesazh (FOTOT) Majtas Mogherini me Metën, djathtas dhe poshtë deputetet shqiptare

Federica Mogherini, shefja e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë në Bashkimin Europian përpos mesazheve të rëndësishme që u dha dje parlamentarëve shqiptarë, sfidoi fare hapur edhe gratë e Kuvendit.

Veshur thjesht, me pantallona, pa make-up, me flokët natyrale që nuk i shkëlqenin nga llaku, pa bizhu, pa orë të shtrenjtë a çantë të modeleve të fundit, pa këpucë me shuallin e kuq ajo hyri në Kuvend. Madje veshur me një xhup të zakonshëm, që kushdo nga ne e ka në garderobë.

Pa u kompleksuar dhe pa e vrarë mendjen nëse ishte veshur me modelet e fundit të veshjeve zyrtare, ajo u dha dorën deputeteve shqiptare të delegacionit që e pritën bashkë me Metën e më pas u foli edhe më shumë grave që në Parlamentin shqiptar nuk mund të hyjnë pa u veshur shik.

Pa hequr dorë nga të qenurit femër, vendosur në buzë një buzëkuq të lehtë dhe krejt femërore me elegancën që e karakterizon, Mogherini u fokusua nga aparatet me dosje në dorë e larg çantave të firmës.

E kuptohet që me shembullin e saj u ka dhënë një mesazh të mirë zonjave shqiptare: politikane nuk është të dukesh nëpërmjet veshjes, por të jesh! /Newsbomb.al

{gallery}mogherini{/gallery}

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0087089538574219
array(1) { ["section"]=> string(78) "federica-mogherini-sfidon-deputetet-shqiptare-dhe-u-jep-nje-mesazh-fotot-34198" }