Policia Ushtarake ka arrestuar dy ushtarakë, të dyshuar si të lidhur me trafikun e drogës, transportin e të cilit ishte duke e kryer piloti Sokol Feka që humbi jetën në Spanjë. Një major dhe një kapiten, dyshohen për lidhjet e tyre me majorin Feka e përfshirë në ngjarjen e ndodhur. Major Hamit Koxha dhe kapiten Vladimir Ademi janë arrestuar për thyerje disipline ndërkohë që është ndaluar edhe nëntetari Niko Z., mbiemri i të cilit ende nuk bëhet i ditur.
Sipas Gazetës Shqiptare Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur menjëherë shqyrtimin e provave, për të kuptuar të gjithë situatën.
Koxha dhe Ademi janë të dy teknikë avionësh dhe kanë patur miqësi shumë të fortë me Fekën. Të dy këta kanë shkelur disiplinën duke udhëtuar jashtë pa leje, dyshime që hidhen edhe për një seminar në Spanjë.
Nga burimet dyshohet se Koxha ka lidhje të forta me Turqinë, pasi studimet I ka kryer atje, por ende nuk dihet se si mund të jetë përfshirë ai në këtë çështje.
Kurse kapiteni Vladimir Ademi që është i arrestuar, ka refuzuar të ushqehet, duke bërë në këtë mënyrë një protestë për arrestimin e tij.
Major Hamit Koxha