Fëmijët e çifteve gay, Elton John i shpall luftë Dolce & Gabbana

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 19:45 15-03-2015 Fëmijët e çifteve gay, Elton John i shpall luftë Dolce & Gabbana Faksimile e asaj qe Elton John ka shkruar ne rrjetet sociale

Elton John i ka deklaruar “luftë” Dolce e Gabbana shkruan La Repubblica. Ndërmjet twitter, Instagram dhe Facebook shpërthejnë polemikat. Pasi dy stilistët italianë kishin deklaruar në një intervistë se ishin kundër adoptimit nga gay dhe “fëmijëve kimikë që nuk kanë nënë e babë”, kantautori anglez, që ka dy fëmijë me fekondim invitro me të shoqin David Furnish, i ka sulmuar ndërmjet një fotoje në Instagram Domenico Dolce dhe Stefano Gabbana. 

“Si ia lejoni vetes të thoni se dy djemtë e mij të mrekullueshëm janë sintetikë” ka shkruar ai për Dolce dhe Gabbanën, edhe ata homoseksualë dhe për një kohë të gjatë të lidhur me një marrëdhënie sentimentale, të cilët thanë në “Panorama” se ishin kundër familjeve gay, dhe akoma më tepër për fëmijët që ishin fryt i fekondimit artificial që të “turpëroheshin që kanë theksuar të drejtat e tyre me fekondim in vitro”. Por menjëherë pas kësaj arrin përgjigja: “Nuk do të vesh më asnjëherë asgjë nga Dolce e Gabbana. Madje kantautori ka lancuar gjithashtu një fushatë hashtag #boycottDolceGabbana.

Në këtë fushatë janë bashkuar shumë qytetarë në rrjetet sociale, por edhe yje të skenës që kanë dhënë opinionet e tyre. Ish tenistja Martina Navratilova që është martuar në dhjetor me Julia Lemigova ka shkruar: “Uauuu, nuk e kisha idenë. Duhet të shikojmë nëse këto shaka të tyre u bëjnë keq në llogaritë e tyre bankare #boycottDolceGabbana”. Këngëtari Ricky Martin, që ka dy fëmijë, është bashkuar me Elton John duke shkruar “zërat tuaj janë shumë potent për t’u zhdukur kështu”. Courtney Love, ka postuar dy kopertina të revistave italiane Vanity Fair të 2005 dhe Panorama të ditës së kaluar me protagonist dy stilistët dhe ka komentuar  “sapo i vura bashkë të gjithë aksesorët e mi Dolce & Gabbana dhe dua ti djeg”. Edhe blogeri Perez Hilton që ka një fëmijë, ka kritikuar frazat e stilistëve dhe kanë mbështetur fushatën e Elton John.

Gjatë pasdites, kur polemika u përhap në të gjitha rrjetet sociale, Stefano Gabbana zgjodhi të postojë një seri reagimesh që mbështesnin edhe ata edhe Elton John, si për të thënë se unë jap hapësirë për të gjitha opinionet. Ndërkohë që Domenico Dolce ka deklaruar: “Jam Sicilian dhe jam rritur me një model familjeje tradicional, që përbëhej nga nëna, babai dhe fëmijët. E di që ekzistojnë edhe të tjera realitete dhe është normal të ekzistojnë, porn ë vizionin tim, kjo apo ajo që më është transmetuar është me këto vlera të familjes. Unë jam rritur kështu, por kjo nuk do të thotë që nuk aprovoj zgjedhjet e të tjerëve. Kam folur për veten time, pa diskutuar vendimet e të tjerëve”. “Besojmë te demokracia dhe mendojmë se liria e shprehjes është një bazë e paçmuar, vazhdon Gabbana. Ne kemi folur për botën tonë sesi ndjejmë realitetin, dhe nuk kishim ndërmend të shprehnim një qëndrim për zgjedhjet e të tjerëve. Ne besojmë te liria dhe dashuria”. Ndërkohë që drejtori i Panorama Giorgio Mule, në Twitter i ka dërguar një mesazh Elton John “që të provojë të pranojë idetë e ndryshme. Eshtë një ushtrim i mirë për demokracinë, madje edhe i lehtë”. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.14043402671814
array(1) { ["section"]=> string(66) "femijet-e-cifteve-gay-elton-john-i-shpall-lufte-dolce-gabbana-5976" }