Fëmijët shtrihen në tokë dhe formojnë një shigjetë pasi shohin helikopterin e policisë

Publikuar tek: bota, më 17:40 01-04-2016 Fëmijët shtrihen në tokë dhe formojnë një shigjetë pasi shohin helikopterin e policisë

Një grup fëmijësh të shkathët janë shtrirë në tokë duke formuar një shigjetë pasi kanë vënë re një helikopter policie, për një arsye të veçantë.

Dy persona të maskuar kishin hyrë më parë në disa prej shtëpive të një komuniteti banorësh në SHBA, dhe pasi kishin grabitur sendet me vlerë u larguan me shpejtësi. Por kur helikopteri i policisë mbërriti për të kapur të dyshuarit fillimisht e pati të vështirë të dallonte drejtimin nga ishin larguar.

Vetëm falë reagimit të shpejtë të fëmijëve të cilët formuan një shigjetë që tregonte drejtimin nga ishin larguar hajdutët ata mundën t’i identifikojnë pak sekonda më vonë.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0081160068511963
array(1) { ["section"]=> string(92) "femijet-shtrihen-ne-toke-dhe-formojne-nje-shigjete-pasi-shohin-helikopterin-e-policise-36608" }