Fëmijët surprizojnë Ramën: Duam ngrohje në shkolla. Edhe ti mendon se je më i miri

Publikuar tek: aktualitet, më 14:51 05-04-2015 Fëmijët surprizojnë Ramën: Duam ngrohje në shkolla. Edhe ti mendon se je më i miri Rama gjate spektaklit \"E diela shqiptare\" (foto televizive)

Kryeministri Edi Rama ishte surpriza e kësaj të diele në tv Klan. I veshur sportiv (xhinse dhe xhaketë) Rama ka qenë i ftuar në rubrikën Power Kids, që zhvillohet çdo të diel në show-n “E Diela shqiptare” e Ardit Gjebreas. Rama erdhi surprizë për 4 finalistët e këtij konkursi, duke u bërë atyre pyetje provokuese por edhe simpatike.

Kryeministri i cili njihet për natyrën e tij karizmatike, nuk ka harruar ta transmetoje atë edhe sot me fëmijët. Rama ishte ai që shpalli edhe fituesin e këtij konkursi, që ishte Dea. Në fund kryeministri sportiv nuk ka harruar të bëj edhe një foto selfie me vogëlushët. Rama ishte ftuar të bëjë pyetje por fëmijët i kanë rezervuar surpriza në reagimet e tyre. Katër fëmijët i kërkuan kryeministrit parqe për lojëra, më pak pallate në Tiranë, rritje pensioni për gjyshet e tyre si dhe heqjen e sistemit me turne në shkolla. Por kërkesa më e veçantë i erdhi nga fituesve e konkursit, Dea e shkollës 1 maji. Ajo i tha kryeministrit se në shkollën e saj fëmijët kanë ftohtë, nuk ka ngrohje dhe kushtet janë të pamundura për mësim normal. Ajo shprehu dëshirën që kryeministri të gjejë fonde për të sjellë ngrohje në shkollën e saj.

Kur drejtuesi i emisionit, Arditi, ndërhyri duke i kujtuar fëmijës së përgjegjëse për shkollën është drejtoria, vajza 10 vjeçare iu përgjigj: jo, shkolla nuk ka fonde. Shkolla është e shtetit, është publike, varet nga bashkia dhe qeveria ndaj e kërkojmë zgjidhjen nga kryeministri. Një tjetër fëmijë, kritikës së kryeministrit se mendon se është më e mira midis fëmijëve konkurentë, iu përgjigj kryeministrit me të njëjtën kritikë, - edhe ti mendon se je më i miri!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arrestohet me 20 kg C4 Fatjon Mexhaj, i vellai bashkepunonte me Julian Sinanajn
Pse u lirua Arben Frroku? 15 arsyetimet e gjykatës që hodhën poshtë akuzat e prokurorisë »
Article Logic
Execution time: 0.013689994812012
array(1) { ["section"]=> string(85) "femijet-surprizojne-ramen-duam-ngrohje-ne-shkolla-edhe-ti-mendon-se-je-me-i-miri-7870" }