Fëmijëve në çerdhe e kopshte u japin ilaçe gjumi? Ja denoncimi

Publikuar tek: aktualitet, më 18:59 10-02-2015 Fëmijëve në çerdhe e kopshte u japin ilaçe gjumi? Ja denoncimi Foto ilustruese

Armando Bala, i cili drejton një OJQ New Vision, jep alarmin se në kopshte të ndryshme fëmijëve u japin ilaçe gjumi.

Deklaratën, drejtori i qendrës e ka bërë në facebook, duke ftuar qyetarët që të denoncojnë nëse diçka e tillë është e vërtetë. “Sot mora vesh diçka shokuese. Një prind gjatë një takimi rutinë më tregoi se dyshonte që në kopshtin ku fëmija e tij shkonte, i jepnin ilaçe gjumi (tipi nuk dihej) për të fjetur. Gjatë ditës së sotme bashkë me një grup të rinjsh vullnetarë bëmë verifikime në terren dhe zbuluam se në disa zona të Tiranës prindërit dyshonin për përdorimin e këtyre ilaçeve nga kujdestarët. Respektivisht ka dyshime në zonat Kamëz, Sauk, Njësia 3, 4, 8 të Bashkisë së Tiranës. Prindërit argumentonin se ata e kanë vërejtur këtë fakt, pasi kanë parë ndryshime në sjelljen e fëmijëve, madje për këto problem kanë pasur edhe konflikte direkte me kujdestarët. Nëse kjo vërtetohet, ky është një skandal që i kalon përmasat e normales. Ilaçet  e gjumit sot nuk këshillohen të përdoren as për të rriturit, sepse nëse ato përdoren shpesh, shkaktojnë dëmtim të sistemit qendror (trurit), imagjinoni se çfarë shkaktojnë tek fëmijët. Për këtë problematikë, duke filluar që  nesër, New Vision do të komunikojë me institucionet kompetente në nivel kombëtar dhe organizma ndërkombëtare që merren me të drejtat e fëmijëve për t’i vënë në dijeni. Por të gjithë personat, nëse kanë dijeni, mund të denoncojnë pranë kësaj qendre” shkruan drejtori ekzekutiv i qendrës Armando Bala.

Newsbomb.al i bashkohet këtij shqetësimi. Prindërit që kanë dijeni mund të denoncojnë edhe pranë redaksisë. Rast pas rasti, do të ndiqen të gjitha procedurat dhe do të shihet në terren situata.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Elbasan/ E vetmja Kishë katolike rrezikon prishjen
KE: Austria dhe Sllovakia iu përgjigjën thirrjes për ndihmë ndaj Shqipërisë »
Article Logic
Execution time: 0.013254880905151
array(1) { ["section"]=> string(66) "femijeve-ne-cerdhe-e-kopshte-u-japin-ilace-gjumi-ja-denoncimi-2982" }