Femra që e ndjek Hillary Clintonin ngado…me një kamera

Publikuar tek: bota, më 11:17 21-12-2015 Femra që e ndjek Hillary Clintonin ngado…me një kamera

Nga Julie Zuckerbrod

Është detyra ime të ndjek Hillary Clinton përreth vendit me një kamera. Ja si është:

Asnjë ditë nuk është e ngjashme me tjetrën-por të gjitha janë të mbushura. Si një  video-producente, e kam filmuar Hillary-n përgjatë gjithë vendit për më shumë se 3 muaj.

Dhe gjatë kësaj kohe kam mësuar 2 gjëra:

1-Çdo vend me dy dyer mund të shndërrohet në një zyrë

2-Vetëm kur lodhja t’u kaplojë, ju në mënyrë të paevitueshme do të takoni dikë, historia e të cilit do t’u rigjallërojë

 

Hillary flet me qindra njerëz të rinj në ditë, nëpër mitingje, përgjatë radhëve litar, në kafene dhe në qendra qytetesh. Dhe është e mrekullueshme ta dëgjosh atë, atë që kanë për të thënë njerëzit dhe të mendosh se çfarë mund të bëjë ajo për të përmirësuar jetët e tyre.

Këtu është një paraqitje e shkurtër e një dite tipike e Hillaryt në rrugë-edhe pse nuk ka asgjë ‘’tipike’’ kur ti je duke garuar për president.

 

E mërkurë, 6 Dhjetor

8:00 am Zgjohesh në Omaha, NE (Edhe pse më duhet një minutë apo 2 për ta kujtuar atë qytet që ishim dhe ditën kur)

8:25 am Mësim i shkurtër në hekurosje nga Barbara Kinney, fotografja e fushatës dhe shoqja e dhomës sime

9:00 am Bëjmë sherr për veshjen së bashku. Diku, rimbushja e telefonit me bateri ka edhe një efekt te ‘’rikarikimi’’ im

9:21 am Ekipi lëvizës ndan hotelin se ku do qëndrojmë atë ditë- po jo më parë se ekipi të ketë mundësinë të komunikojë me stafin e mrekullueshëm të “Hilton”

9:24 am Hillary telefonohet nga një emision mëngjesi në radio “Scooby Van.” (Siç e thashë, çdo gjë me një derë, mund të kthehet në një zyrë) Kjo është tashmë intervista e saj e dytë për ditën.

9:40 am Para se të shkojmë te gara e madhe e ditës, Hillary ka nevojë për çajin e saj të ftohtë me akull. Nuk gjendet akull-pra çaji pihet në temperaturën e dhomës.

9:58 am Hillary është gati të japë shënimet e vërejtjet e saj për ekonominë. Asaj i bashkohet një mik i vjetër që di një gjë ose 2 për këtë temë.

10:57 Unë bëj autostop me Warren dhe Susie Buffett për në aktivitetin tjetër. Ata më thonë mua sa të kënaqur janë që punojnë për fushatën e Hillaryt sot-dhe s’mund ta imagjinojnë se si ajo mban një axhendë kaq kërkuese. Sapo zbresim në vend, Susie më thotë të bëhem gati për pak ‘’vend të vogël të frikshëm’’.

hillaryclintonkameramane2

 

11:10 am Më shumë se 900 njerëz janë në palestrën e vjetër të gjimnastikës në Omaha, NE për vërejtjet e Hillaryt. Nebraska e gjitha në këmbë për të parë Hillaryn. Në një pikë ajo thotë: ‘’Dua ndihmën tuaj!’’ dhe dikush nga turma përgjigjet: ‘’E ke atë!’’. Gjithnjë e kisha ditur se e pëlqeja zonën e Perëndimit.

12:00 pm Pas fjalimit, Hillary përshëndet një radhë mbështetësish, duke përfshirë një nxënës të shkollës të mesme që i jep asaj diçka vërtet speciale- një libër me poezi, që ka shkruar për neglizhencën dhe braktisjen që është përballur kur ishte fëmijë. Ajo nderohet shumë nga marrja e librit dhe i premton se do ta lexojë atë.

2:00 pm Mbërrijmë në qytetin Iowa.  Gjëja e parë është një suprizë speciale për drejtorin e Shtetit Matt Paul! Ne i themi atij që Hillary dëshiron të ketë një ‘’ bisedë serioze’’. Por kjo është thjesht një karrem për festën e tij të ditëlindjes, kompletuar me atë që Hillary e quan ‘’një tortë e mirë, sipas modës së vjetër) (Siç mund ta mendoni Matt menjëherë e pickon tortën)

4:09 pm Ne largohemi nga qyteti Iowa-dhe gjatë largimit takojmë studentësh të Universitetit të Iowa.

5:24 pm Mbërrijmë në qytetin Mason për një intervistë televizive. Hillary thekson se dhoma e regjistrimit mund të ishte e shkëlqyer për një festë. Unë nuk e kundërshtoj.

6:01 pm Hillary takon tre udhëheqës të rinj të vullnetarëve që do ta shoqërojnë atë në skenë. Dhe është shumë e ngazëllyer nga ndihma e tyre.

06:58 pm Pyetja e fundit e ditës vjen nga një grua e re në turmë: "Pas 8 viteve të presidencës Clinton, cili është vizioni juaj për Amerikën në 2024?" Ju e dini se çfarë ata thonë ... shpëtoni më të mirën për në fund’’

 

hillaryclintonkameramane

Të gjitha në të gjitha,kjo ishte një ditë e madhe. Ne dëgjuam nga kaq shumë njerëz- të çdo moshe dhe nga të gjitha sferat e jetës, për atë që kalon në mendjen e tyre dhe që i mban zgjuar natën. Dhe në fund, kjo është ajo që e bën këtë punë kaq të vlefshme.

Ishte surreale për të marrë një mësim të taksave aty për aty nga Warren Buffett, por ajo që unë gjithmonë do të mbaj mend është teksa shikoja Hillaryn të lexonte librin me poezi që i dha nxënësi teksa ktheheshim në shtëpi.

Ne takohemi me njerëz të guximshëm dhe frymëzues kudo ku shkojmë, si ai i ri dhe të tjerët të panumërt që ndajnë shpresat dhe frikërat me ne sot.

Dhe janë historitë e tyre që na bëjnë ne të ngrihemi dhe të ecim përpara, ditë pas ditë. Shihemi herës tjetër! /Përktheu Newsbomb.al, Shkrimi marrë në blogun e kandidates për president të SHBA-ve www.hillaryclinton.com

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026170015335083
array(1) { ["section"]=> string(60) "femra-qe-e-ndjek-hillary-clintonin-ngado-me-nje-kamera-28247" }