Femrat flenë më gjatë se meshkujt, por kush është populli më gjumash në botë?

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 21:44 08-05-2016 Femrat flenë më gjatë se meshkujt, por kush është populli më gjumash në botë?

Sipas një studimi të ri femrat flenë më shumë se meshkujt ndërsa japonezët janë njerëzit që flenë më pak gjumë nga të gjithë.

Studimi analizoi të dhënat nga një aplikacion në telefonin e mijëra përdoruesve në 100 vende të ndryshme të botës. Aplikacioni i dërgon të dhënat për gjumin në Universitetin e Michiganit, aty ku matematikanët i përdorën për të zbuluar tendencat e gjumit.

Populli më gjumash në botë, sipas të dhënave nga studimi janë holandezët. Gjithashtu u vu re se ndërsa njerëzit kanë tendencë të shkojnë në shtrat për arsye sociale zgjohen nga ora e brendshme e trupit, pra njerëzit që qëndrojnë zgjuar në orët e vona të natës me arsyen se do të mund të bëjnë disa orë të mira plotësuese gjumi në mëngjes, janë duke gënjyer vetveten.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.10386896133423
array(1) { ["section"]=> string(81) "femrat-flene-me-gjate-se-meshkujt-por-kush-eshte-populli-me-gjumash-ne-bote-39865" }