'Femrat në parlament duhet të ngrenë zërin’, Soni Malaj dhe Armina Mevlani protestojnë për vajzat e dhunuara

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 18:58 04-06-2020 'Femrat në parlament duhet të ngrenë zërin’, Soni Malaj dhe Armina Mevlani protestojnë për vajzat e dhunuara Armina Mevlani

Protestës kundër abuzimit në Sheshin “Nënë Tereza” i janë bashkuar edhe personazhe të njohur të ekranit.

Me pankarta në duar janë dalluar shumë vajza të famshme, nga Arbana Osmani, Aurela Gaçe deri te Armina Mevlani dhe Soni Malaj.

Në një prononcim për mediat, Armina është shprehur se ka nevojë të bëhet një ndryshim dhe fëmijët, femrat dhe njerëzit e dhunuar duhet të jenë të mbrojtur.

‘Duam të ngremë zërin për të gjitha vajzat e dhunuara por edhe djemtë. Ka nevojë të bëhet një ndryshim dhe fëmijët, femrat dhe njerëzit e dhunuar duhet të jenë të mbrojtur. Përdhunës do të ketë gjithmonë. Ndryshimi duhet të nisë nga familja. Ato duhet të edukojnë fëmijët për të folur. Fëmija duhet të flasë me prindërit sidomos në moshën e pubertitetit. Duhet të ketë dhe shoqata për këto punë për të mbrojtur të drejtat për gratë e dhunuara dhe fëmijët e abuzuar’, tha blogerja.

Ndërkohë këngëtarja Soni Malaj ka deklaruar se duhet marrë guximi për të mbrojtur gratë nga dhuna. Sipas Sonit, kjo nuk është në duart e personazheve publikë, por edhe femrat në parlament duhet të ngrenë zërin, raporton Newsbomb.al

‘Të gjithë që kanë dalë në shesh kemi një problematikë të përbashkët. Pas skandalit të fundit kam lexuar shumë mesazhe dhe shikohet që është vetëm maja e ajsbergut dhe kjo problematikë është e thellë. Janë këto femra të dhunuara që lindin fëmijë, nesër ato do të jenë me trauma. Gjëja është zinxhir. Duhet të marrë guximi, ka pasur dhe protesta për dhunën ndaj grave dhe kanë qenë më pak, ndërsa tani më tepër. Kjo nuk është në duart e personazheve publikë, por edhe femrat në parlament duhet të ngrenë zërin’, deklaroi këngëtarja.

Screenshot_10.png

Screenshot_8.png

Screenshot_9.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097110271453857
array(1) { ["section"]=> string(112) "femrat-ne-parlament-duhet-te-ngrene-zerin-soni-malaj-dhe-armina-mevlani-protestojne-per-vajzat-e-dhunuara-209058" }