Pavarësisht lobimit për promovimin e femrave, sërish këto të fundit mbeten të diskriminuara tek pagat. Sipas një studimi të kryer nga INSTAT “Femra dhe Meshkuj në Shqipëri 2015” vihet re se hendeku gjinor është ekzstecial.
“Në sektorin privat, hendeku gjinor në paga është 10%, që nënkupton se meshkujt mesatarisht kanë një pagë mesatare mujore 10% më të lartë sesa femrat. Në ndërrmarrjet private shqiptare hendeku gjinor në paga është 8%, ndërsa në ndërrmarrje të përbashkëta ky tregues është 37%”, thuhet në studimin e INSTAT.
Sipas të dhënave të studimit , për të punësuarit meshkuj paga mesatare bruto mujore është 47.664 lekë dhe për femra 42.852 lekë.