Fenomen i rrallë: Qeni ngec brenda trungut të pemës për 60 vjet

Publikuar tek: bota, më 16:29 19-01-2018 Fenomen i rrallë: Qeni ngec brenda trungut të pemës për 60 vjet

Kur një kompani pyjore preu trungun e gjerë të një peme, brenda zgavrës zbuluan atë që s’ua priste medja kurrë.

Një qen i bardhë gjuetie kishte ngrirë në kohë, në tentativë për t’u çliruar nga trungu i ngushtë, i mumifikuar dhe i ngurtësuar në përjetësi.

Duhet të ketë qenë përafërsisht viti 1960, kur qeni që mesa duket po ndiqte një kafshë në pyll, hyri brenda trungut dhe ngeci aty.

Druvarët vendosën që trungun t’ia dhurojnë një muzeumi në Shtetet e Bashkuara, dhe qeni i mumifikuar tashmë është kthyer në atraksion për mijëra vizitorë, raporton newsbomb.al.

dfgwergw3ggfasdf.jpg

Por si arriti qeni të mumifikohet në natyrë për 60 vjet? Kristina Killgrove antropologe nga Universiteti i Floridas Perëndimore thotë se vetitë e ‘trungut arkivol’ ashtu si me mumjet e Egjiptit të lashtë bënë punën e tyre.

Druri i lisit përmban taninë, një lëndë që përdoret për pastrimin e gëzofit të kafshëve dhe parandalimin e kalbjes. Tanina ka aftësinë të thithë lagështinë e ambientit përreth, çka ka ndaluar edhe rritjen e mikrobeve. /Newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010069131851196
array(1) { ["section"]=> string(69) "fenomen-i-rralle-qeni-ngec-brenda-trungut-te-pemes-per-60-vjet-107174" }