Lushnjarët sot kanë arritur të shkrepin me celularë disa foto të veçanta nga rreshjet e dendura të shiut. Meqënëse është myzeqe, duket se retë janë grumbulluar në një pikë, në një gyp si të krijonin ndonjë tornado, e cila më pas ka shpërthyer me shira të rrëmbyeshëm në atë zonë.
Pjesa tjetër e qiellit ishte tërësisht e hapur. Dhe vërehej se në një pjesë të Lushnjes binte shi, e në një tjetër jo.
Fotot për herë të parë janë publikuar në Radio Lushnja.