Fenomeni "Podemos'', shpresa më e mirë e Spanjës për demokraci

Publikuar tek: analiza-komente, më 15:47 04-06-2015 Fenomeni Udhëheqësit e \"Podemos''

Nga William Waves

Rritja joshëse e partisë së re me prirje të majtë në Spanjë ‘’Podemos’’ ka kapur vëmendjen e botës duke vlerësuar demokracinë pjesëmarrëse. Ish-fraksioni i majtë nisi pas të kaluarës të njollosur nga luftrat e vogla në Spanjë, bashkuar nga protestat në fshatra mbi masat shtrënguese të fituara në vitin 2011.

Duke punuar me bazën e aktivistëve anti-kapitalistë, "Podemos" nisi në vitin 2014 me takime lokale, të quajtura  ''qarqet e qytetarëve'', për t’u organizuar; duke përdorur internetin për t’u organizuar, për të bërë sondazhe dhe për të debatuar; dhe duke promovuar fort masat anti-shtrënguese dhe uljen e varfërisë. Të rinjtë në veçanti kanë qenë përfshirë në rritjen e ‘’Podemos’’, pasi papunësia për të rinjtë në Spanjë ishte diku nga 30-50%.

Muajin e kaluar, aktivistja ‘’anti-varfëri’’ Ada Colau fitoi shumicën e vendeve për t'u bërë kryetarja e Barcelonës me mbështetje nga ‘’Podemos’’. Edhe Manuela Carmena mbështetur nga ‘’Podemos’’ u rendit e dyta në zgjedhjet bashkiake të Madridit. Një koalicion me Partinë Socialiste Spanjës (PSOE) mund të sigurojë pozicionimin e të dyja zonjave. Tani sytë kthehen tek zgjedhjet e përgjithshme të planifikuara për në dhjetor. Në qendër si udhëheqës i ‘’Podemos’’ është Pablo Iglesias, ish-profesor universiteti dhe moderator televiziv.

Ideologjia e ''Podemos'' u formëzua gjatë protestave të majit 2011 në Madrid dhe u përqëndrua te papunësia dhe masat shtrënguese të punësimit të qeverisë së Zapateros. Protestat e Spanjës shpërthyen në mbarë vendin dhe u përqëndruan në sheshin ‘’Puerta del Sol’’ në Madrid, të udhëhequr nga rrjetet sociale dhe kuvendet e qytetarëve. Protestuesit e quajtur ‘’Indignados’’ ("të zemëruar"), refuzuan sistemin gjithnjë të korruptuar dypartiak të Spanjës dhe masat shtrënguese që po mbysnin ekonominë dhe gjallërinë e kombit. Duke u përhapur në të gjithë vendin morën pjesë në protesta rreth 6.5 deri në 8 milionë njerëz. Protestat vazhduan edhe nën regjimin e Mariano Rajoy.

Pas protestave, “Podemos’’ u formëzua nga një grup i profesorëve radikalë nga Universiteti Complutense i Madridit. Më i dukshëm ishte Pablo Iglesias, teoricien politik dhe fytyra e lëvizjes; Jesús Montero, ish-komunist dhe organizator politik dhe Inigo Errejón, lektor universitar dhe strateg fushate. Nisën duke kanalizuar shpresat e qytetarëve, dëshpërimin dhe zemërimin nga kushtet e vështira ekonomike. Programet e Iglesias “La Tuerka” dhe gjithashtu “Fort Apache”, u bënë hite duke e sjellë në qendër të vëmendjes kombëtare.

Debatet konservative  mbi transmetimet kombëtare e çuan Iglesias në stratosferë në Spanjë, duke e shndërruar në një rock-star: Iglesiasi pranoi vetëm çerekun e pagës së tij si një anëtar i Parlamentit Evropian. Ai fluturoi në të gjitha udhëtimet e tij. Ai akuzoi shpesh Rajoy dhe kuadrot e tij të zyrtarëve që për të ishin të korruptuar. Iglesias jeton në një lagje të shkarravitur me grafite në Madrid, ka kredencialet e një akademiku të respektuar dhe i bën vizita teoricienit të njohur Chantal Mouffe.

Megjithatë Iglesias dhe ‘’Podemos’’ kanë kritikët e tyre Kryeministri Mariano Rajoy i ka fajësuar ata kohët e fundit, duke i quajtur "populistë të paaftë". Disa kanë vënë në pikëpyetje vendimin e Iglesias për të transmetuar “Fort Apache”, pasi ai është prodhuar nga një kompani televizive shtetërore iraniane. Të tjerët kanë kritikua punën e kaluar të anëtarëve të “Podemos’’, të cilët janë konsultuar me qeverinë e Venezuelës. Bashkëthemeluesi Juan Carlos Monedero kohët e fundit është dorëhequr nga partia, duke komentuar se ‘’Podemos’’ ka nevojë për t’u "kthyer në origjinën e saj".

Pavarësisht reagimeve, nuk ka asnjë dyshim se ‘’Podemos’’ paraqet shpresën më të mirë për të ardhmen në Spanjë. Monedero ende pretendon se ata janë "forca më e mirë në politikën spanjolle". Iglesias u ka treguar qytetarëve që Partia Popullore (PP) në pushtet dhe ajo rivale (PSOE) Partia e Punëtorëve Socialistë janë: kasta, udhëheqësit e korruptuar dhe zyrtarët që s’bëjnë asgjë dhe si kanë lënë pa punë 6 milionë njerëz ku 2 milionë familje nuk kanë asnjë të ardhur. ‘’Podemos’’ është gjithashtu e vetëdijshme për kufizimet e tyre në një ekonomi të integruar në BE: kjo është arsyeja pse ata kanë bërë thirrje për ndihmën e miqve si ‘’Syriza’’ në Greqi për të luftuar teknokracisë e BE-së, BQE-së dhe FMN-së. Nuk ka dyshim, ‘’Podemos’’ do të ishte treguar më e  mençur nëse do t’i dërgonte ndërmjetës kryeministrit italian Matteo Renzi dhe partisë së Irlandës Sinn Fein për aleatë kryesisht të Evropës jugore, kundër politikave të padrejta të Brukselit.

Iglesias ka treguar moderim dhe drejtësi në pothuajse çdo aspekt të agjendës së ‘’Podemos’’. Ai mbështet anëtarësimin që Spanja ka në BE, por vetëm sipas ligjeve të drejta dhe marrëveshjeve të kredisë. Ai dëshiron përfitime dhe programe sociale të zgjeruara, por ai nuk është për shtetëzimin e e të gjitha industrive. ‘’Podemos’’ mbështet ndarjen e një pushteti më të madh me rajonet autonome të Baskëve, Katalonjës, dhe Galicias dhe madje thotë se partia do të lejojë një referendum për krahinën, që kundërshtohet nga Partia Popullore dhe Partia e Punëtorëve Socialiste.

‘’Podemos’’ është më shumë se një mjet për të sjellë në jetë shpresat dhe ëndrrat e spanjollëve . Si një teoricien politik, udhëheqësit e ‘’Podemos’’ nuk mund të akuzohet për përtaci intelektuale. Duke përdorur retorikën anti-elitë brenda një kornize të drejtësisë sociale, ata kanë krijuar një mesazh tërheqës për qytetarët e të gjithë kombit. Duke u lidhur me demokracisë digjitale, përmes mediave sociale, me elementët pjesëmarrës, si dhe me takimet për të luftuar varfërinë, lobimin për nismat e shëndetit publik, artet etj ‘’Podemos’’ ka dhënë një plan bashkëkohor të diskursit demokratik për botën.

Partia ka ndihmuar rritjen e terrenit  për demokraci me potencial revolucionar, por jo brenda një kuadri tradicional, majtas ose djathtas. Edhe pse ka favorizuar një demokraci të moderuar sociale, Iglesias dhe udhëheqja e ‘’Podemos’’ mohojnë se janë partizanët. Iglesias shpjegon ndarjen Majtas apo Djathtas në një takim në Barcelonë: "Pushteti nuk ka frikë nga e majta, vetëm njerëzit".

 Në thelbin e saj, Podemos është duke u përpjekur për të sfiduar strukturat e pushtetit dhe t’i japë masave demokracinë edhe nëse kjo do të thotë shmangien nga origjina majtiste dhe anti-kapitaliste e saj.

Duke lëvizur ideologjikisht në drejtim të qendrës dhe duke konsoliduar pushtetin mes Iglesias dhe Errejón, ‘’Podemos’’ rrezikon tjetërsimin e bazës së saj të aktivistëve. Këto janë padyshim arsyet për dorëheqjen e Monedero nga partia. Karizma dhe bukuria të çon larg por mund të punojnë deri në një farë pike. Përveç kësaj, partia e re populiste e qendrës së djathtë ‘’Ciudadanos’’ është gjithashtu duke shkuar drejt qendrës për të kërkuar vota me këtë strategji.

‘’Podemos’’ duhet të vazhdojë të veprojë si një lëvizje e udhëhequr nga aktivistët dhe t’iu shmanget kurtheve të kapitullimit dhe kompromisit ku bien zakonisht partitë kryesore. Thyerja PP dhe PSOE ka qenë mbresëlënëse. Duke u përqëndruar në reduktimin e varfërisë, ristrukturimin e borxhit, duke i dhënë fund kursimit dhe duke dëgjuar qarqet e saj qytetare, ‘’Podemos’’ dhe Iglesias mund të fitojnë mbështetje të gjerë, unitet dhe solidaritet. Nëse fokusi mund të mbahet në fushatat e tyre bazë, Spanja do të fillojë të shohë se si duket një demokraci pjesmarrëse e vërtetë dhe e çrregullt.

*William Waves është analist i specializuar në çështje politike dhe mjedisore

/Përktheu Newsbomb.al/

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024379968643188
array(1) { ["section"]=> string(64) "fenomeni-podemos-shpresa-me-e-mire-e-spanjes-per-demokraci-12680" }