Gjykata britanike ka dhënë masat e arrestit me burg për grupin e shqiptarëve që në muajin prill iu gjet një fermë kanabisi me vlerë 1 milion paund.
Policia zbuloi afërsisht 400 bimë kanabisi gjatë një bastisje në ndërtesën pesëkatëshe Ridgemount House në Bede Way, Peterlee, me 'kokën e grupit' që ishte një shtetas shqiptar.
Bëhet fjalë për Samir Bagdadi, i cili kishte shndërruar dy kate të ndërtesës historike në një fermë droge. Bagdadi u dënua me 7 vjet burg.
Ndërsa, krahu i djathtë i Bagdadit, Anastas Bani, 28 vjeç, një emigrant i paligjshëm me origjinë shqiptare, u dënua me 42 muaj burgim.
Gjashtë anëtarët e tjerë të bandës, pesë me origjinë shqiptare dhe një me kombësi të përbashkët greke/shqiptare, janë burgosur më parë për periudha të ndryshme midis dhjetë dhe 33 muaj për rolin e tyre në zinxhirin e grupit kriminal.
Hekuran Xekoypan, 27 vjeç, pa vendbanim fiks, u dënua me 33 muaj
- Ledi Baxhija, 22 vjeç, pa vendbanim fiks, u dënua me 30 muaj.
- Ksandros Lapardharja, 24 vjeç, pa vendbanim fiks, u dënua me dhjetë muaj.
- Kujtim Shabanaj, 44 vjeç, pa vendbanim fiks, u dënua me 33 muaj.
- Romeo Dinaku, 26 vjeç, nga Leslie Drive, Leigh-on-Sea, Essex, u dënua me 11 muaj.
- Daniel Kapxhio, 31 vjeç, pa vendbanim fiks, u dënua me 11 muaj.
- Ledi Baxhija