Fermerët derdhën qumështin, qeveria ‘hap thesin’: 100 lekë përfitim për çdo litër (APLIKIMET)

Publikuar tek: aktualitet, më 16:40 04-04-2019 Fermerët derdhën qumështin, qeveria ‘hap thesin’: 100 lekë përfitim për çdo litër (APLIKIMET)

Ministri i Bujqësisë Bledi Cuci ka njoftuar  vendimin e marrë ditën e sotme në mbledhjen e qeverisë për rimbursimin e fermerëve me 10 lekë për litër.

Ai bëri me dije se do ketë finacim të dedikuar për ta, që do të thotë fermerët do të fitojnë 100 lekë të vjetra për një litër qumësht.

Ministri u shpreh se aplikimet do të fillojnë prej datës 22 prill pranë zyrave të Bujqësisë në qarqe.

‘Kemi ndjekur me interes shqetësimin e fermerëve. Në mbledhjen e ditës së sotme vendosi të japë një financim të dedikuar për fermerët që sheshin qumësht. Ata do të fitojnë 100 lekë të vjetra për një litër qumësht. Aplikimet do të fillojnë prej datës 22 prill pranë zyrave të Bujqësisë në qarqe. Kjo është mbështetje për fermërët dhe një reagim në kohën e duhur. Një masë e tillë do të ndikojë në formalizimin e përpunimi të qumështit në vend’, tha Cuci.

Kujtojmë që fermerët kanë zhvilluar tre protesta në Lushnje ku kanë flakur në rrugë qumështin në formë demonstrative ndaj uljes së TVSH-së në 6% nga 20%.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026757001876831
array(1) { ["section"]=> string(94) "fermeret-derdhen-qumeshtin-qeveria-hap-thesin-100-leke-perfitim-per-cdo-liter-aplikimet-159184" }