‘Fermerët vijojnë punën, nuk ndalet prodhimi’, Çuçi për krizën e Covid-19: Kemi rritje të eksporteve në krahasim me 2019

Publikuar tek: politike, më 15:05 01-04-2020 ‘Fermerët vijojnë punën, nuk ndalet prodhimi’, Çuçi për krizën e Covid-19: Kemi rritje të eksporteve në krahasim me 2019 Bledi Cuci

Ndonëse jemi në një situatë krize kjo për shkak të përhapjes së Covid-19, Ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi ka deklaruar se puna e fermerëve do të vijojë, pasi nuk mund të ndërpritet zinxhiri i prodhimit dhe furnizimit.

Ndërkaq ai ka theksuar se megjithëse në kohë karantine ka një rritje të eksporteve në krahasim me vitin 2019. “Muaji mars 2020 është më mirë se mars 2019, po ashtu tre mujori i vitit 2020 është më mirë se i 2019”, tha Çuçi për news 24.

“Kam marrë sot raportin për eksportin dhe pashë se ka 18 përqind më shumë eksporte se viti 2019. Ne morëm të gjitha masat. Kastraveci ka pasur një rënie të vogël. Kjo gjë lidhet me shitjen. Rënie të eksportin ka pasur edhe luleshtrydhja.

Për pjesën tjetër të produkteve, ka pasur një rritje. Muaji mars 2020 është më mirë se mars 2019, po ashtu tre mujori i vitit 2020 është më mirë se i 2019. Sektori i bujqësisë nuk ka treguar në asnjë moment.

Nuk ka pasur asnjë ndalje të punës në fshat. Fermerët kur të punojnë duhet të marrin masat për koronavirusin, sic është thënë në televizion. Masat duhet të merren një më një. Mund të ketë një c’ekuilibër mes tregut dhe ofertës. Nuk ka vend në Europë që nuk ka një produkt të importuar nga Shqipëria”, u shpreh Çuçi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019628047943115
array(1) { ["section"]=> string(122) "fermeret-vijojne-punen-nuk-ndalet-prodhimi-cuci-per-krizen-e-covid-19-kemi-rritje-te-eksporteve-ne-krahasim-me-2019-200930" }