'Fermerët vijojnë punën', Rama publikon SHIFRAT zyrtare: Në muajin mars 18% më shumë eksporte bujqësore krahasuar me 2019

Publikuar tek: politike, më 16:57 01-04-2020 'Fermerët vijojnë punën', Rama publikon SHIFRAT zyrtare: Në muajin mars 18% më shumë eksporte bujqësore krahasuar me 2019 Foto e fermereve e publikuar nga Rama

Kryeministri Edi Rama ka publikuar shifrat zyrtare të eksporteve si dhe disa fakte nga puna në fshat, e cila ndonëse jemi në krizë për shkak të situatës së Covid-19, nuk e ka ndaluar prodhimin dhe vijon punën normalisht.

Rama thotë se edhe pse në një situatë të jashtëzakonshme aktiviteti në sektorin bujqësor vijon, madje sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Doganave, vetëm gjatë muajit mars 2020 kemi 18% më shumë eksporte të prodhimeve bujqësore krahasur me marsin 2019.

Më tej ai shton se edhe në tre muajt e parë të këtij viti janë me rritje krahasur me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar. Sa i përket punës së fermerëve Rama thekson de do të vijojë normalisht, duke iu përshtatur me vetëdije e këmbëngulje, masat individuale mbrojtëse ndaj armikut.

Postimi i Ramës:

SHIFRA ZYRTARE DHE FAKTE NGA PUNA NË FSHAT

Edhe pse në një situatë të jashtëzakonshme aktiviteti në sektorin bujqësor vijon, madje sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Doganave, vetëm gjatë muajit mars 2020 kemi 18% më shumë eksporte të prodhimeve bujqësore krahasur me marsin 2019.

Edhe tre muajt e parë të këtij viti janë me rritje krahasur me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.

Askush nuk e parashikon dot se sa do të zgjasë lufta. Deri tani, falë punës së admirueshme në fshat, ku edhe rreziku është i ulët dhe lejeve të punës për zinxhirin e aktivitetit prodhues, grumbullues e shpërndarës, konstatojmë me gëzim se qëndrueshmërinë e sektorit në tërësi - ndonëse ka një çekuilibrim të tregut për disa produkte të caktuara që mbetet një problem i krijuar nga lufta.

Fermerët dhe blegtorët do të vijojnë punën normalisht, duke iu përshtatur me vetëdije e këmbëngulje, masat individuale mbrojtëse ndaj armikut.

91768072_10157594040706523_5929939961221480448_n.jpg

91637412_10157594040691523_2955964280299585536_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0091490745544434
array(1) { ["section"]=> string(123) "fermeret-vijojne-punen-rama-publikon-shifrat-zyrtare-ne-muajin-mars-18-me-shume-eksporte-bujqesore-krahasuar-me-2019-200949" }